Më 6 mars pritet të ketë votim elektronik. Ja bashkia ku mund të ndodhë

03/02/2022 17:41

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha në Top Talk se nëse në 6 mars do të ketë mundësi që të zhvillohet një votim elektronik, atëherë bashkia ku mund të ndodhë është Vora.

“Ka një lloj dakordësie për të bërë këtë projekt pilot në Vorë për shkak të numrit të votuesve që ka aty. Kemi disa probleme objektive pasi në momentin që u dekretua data e 6 marsit KQZ ishte në fillimin e procesit të asgjësimit të materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit , kështu që ka krijuar pak vështirësi dhe mbivendosje procesesh.

Edhe nëse për kutitë e votimit do t’i përdorim në bashkitë e tjera nuk ka probleme sepse kemi mjaftueshëm kuti rezervë dhe procesi i boshatisjes i kutive që janë përdorur më 25 prill është lehtësisht i menaxhueshëm nga pikëpamja teknike nga KQZ, kurse procesi i elektronik kërkon angazhime njerëzore por dhe kohë edhe teknikë më të dallueshme nga procesi i parë , ndaj është çështje kohe. Por megjithatë ende nuk e kemi vendosur, por palët politikisht kanë rënë dakord”, tha Celibashi.

Top Channel