Arrestohen 6 persona, mes tyre një algjerian për vepra të ndryshme penale

03/02/2022 16:12

Gjashtë persona u arrestuan nga policia ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim për mediat, policia tha se në pranga kanë rënë: D. M., 22 vjeç dhe Sh. Q., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

22-vjeçari është kapur në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike heroinë, shtetasit F. K.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike metadon.

Po ashtu, në kontrollin e banesës së tij, 22-vjeçarit, iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, të cilën shtetasja D.M., ka tentuar ta fshehë.

Kurse gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit: F. K., 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe D. M., 53 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi vijon me arrestimin e një 26-vjeçari nga Algjeria, i cili akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit dhe vjedhje rrobash në një qendër tregtare.

A.M., 38 vjeç, pasi ka goditur me mjete të mprehta, për motive të dobëta, fqinjin e tij, shtetasin T. D., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

Y.Z., 55 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtes në punë”, me detyrë operator përgjegjës në një firmë, pasi shtetasi L. H., 22 vjeç, ka dëmtuar dorën në një makineri të firmës, ku punon si ndihmës i shtetasit Y. Z.

E.B., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel