Kreu i Uefa, Ceferin takoi Ramën/ Kryeministri i garantoi se zgjedhjet për kreun e FSHF do të jenë të rregullta

03/02/2022 19:45

Mesditën e së enjtes në Tiranë mbërriti presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin për një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Në fokus të bisedimeve ka qenë situata zgjedhore në vend tejet e tensionuar, për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF-s dhe presidentin e saj dhe çështja e organizimit të finales së madh europiane të Conference League e cila pas ngjarjes së rëndë të eksplozivit në shtëpinë e presidentit të FSHF-s Armand Duka u vu në diskutim për arsye sigurie.

Top Channel ka mësuar se numri 1 i futbollit europian ka marrë garanci të plotë nga kryeministri i vendit për mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhorë.

Gjithashtu ai ka bërë me dije se në ditët në vazhdim dy drejtues të lartë të UEFA-s do të jenë në korent me ngjarjet orë pas ore nga çdo qytet i Shqipërisë për të garantuar pavarësinë e procesit zgjedhor.

Pas takimit me kryeministrin Rama, Aleksandër Ceferin është takuar sërish me presidentin e FSHF-s Armand Duka me të cilin zhvilloi një vizitë në Shtëpinë e Futbollit, për t’u larguar nga kryeqyteti Shqiptarë rreth orës 18.30

Top Channel