Facebook humbi përdorues/ Pasuria e Zuckenberg u zvogëlua me 24 miliardë dollarë

03/02/2022 18:25

Plot 24 miliardë dollarë i kanë ikur nga duart kreut të kompanisë mëmë të Facebook, Meta, Mark Zuckenberg, pasi çmimi i aksioneve të kompanisë ra pas raportit të fundit tremujor.

Aksionet e Meta ranë më shumë se 20 për qind pasi kompania njoftoi shifra të ardhurash më të ulëta se sa pritej, si dhe një rënie rekord të përdoruesve të Facebook për herë të parë në 18-vjet.

Numri i përdoruesve aktivë ditorë të Facebook ra në 1.929 miliard në tremujorin e fundit te 2021-shit, krahasuar me 1.930 miliard që ishte në tremujorin paraprak, ndërsa kompania ia vajin aplikacioneve TikTok dhe YouTube që po përdorën gjithnjë e më shumë nga njerëzit në të gjithë botën.

“Ekipet po punojnë mjaft mirë dhe produkti po rritet shumë shpejt. Gjëja që është disi unike këtu është se TikTok është tashmë një konkurrent i madh dhe gjithashtu vazhdon të rritet me një ritëm mjaft të shpejtë.”, tha Zuckenberg.

TikTok është bërë gjithnjë e më i popullarizuar në mesin e përdoruesve të rinj, të cilët preferojnë platformën e ndarjes së videove në vend të asaj të marrje së pëlqimeve të Facebook dhe Instagram si një mënyrë për të bashkëvepruar me ndjekësit.

Nga ana tjeër Facebookun duket e kanë dëmtuar edhe ndryshimet për privatësi në sistemin operativ të pajisjeve të kompanisë, që ua vështirësojnë procesin e shënjestrimit dhe matjes së efektit të reklamave të tyre në këtë rrjet dhe në Instagram.

Top Channel