Dosjet voluminoze të mbërritura pak para nisjes së seancës në gjykatën Kushtetuese ishin shenjë që mbrojtja e Preisdentit Ilir Meta nuk do ishte e lehtë duke sjellë si pasojë zvarritjen e procesit.

Përgjatë dy orëve, juristët e kreut të shtetit parashtruan faktet që sipas tyre, procesi ndaj Ilir Metës është hakmarrje politike e mazhorancës socialiste dhe puc institucional ndaj presidentit.

Bledar Dervishaj: Në mënyrë fiktive, Kuvendi i legjislaturës së shkuar inicoi një proces hetimor, politik, fiktiv të dëmtuar. M eurdhër nuk ishin nga ato që ta legjitimonin ngritjen e Komisionit të asaj natyre sepse nuk ka pasur dhe s’ka lëndë për të inicuar procesin e shkarkimit të presidentit sipas asaj që dikton kushtetuta.

Shtylla kryesore e mbrojtjes së kreut të shtetit ishte vënia në pikëpyetje e legjitimit të Kuvendit që shkarkoi Ilir Metën si President. Juristi Bledar Dervishaj solli në vëmendje faktin se në periudhë tranzitore Kuvendi nuk ka legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore.

Bledar Dervishaj: Presidenti ka kërkuar që prej datës 1 korrik që ky shqyrtim kushtetues të përfundonte brenda legjislaturës së kuvendit të vjetër që investoi më kot gjykata kushtetuese. Komisionet e vjetra nuk ishin në periudhë fundore, ky i fundit u ngrit pas zgjedhjeve te 25 Prillit që nuk lejohet.

Mbrojtja e Presidentit kishte përgatitur një fashikull prej 140 faqesh, ndërkohë gjyqtarët kushtetues kishin mbi 70 pyetje për juristet e kreut të shtetit të cilët kërkuan 48 orë për tu përgatitur. Kërkesa bëri që seanca gjyqësore të shtyhej sërish për datën 7 shkurt.

 

 

Top Channel