Kur Rrushja u bë pjesë e “Për’puthen”, tregoi se njërin nga djemtë, Erioni e njihte më parë, pasi kishte pasur një romancë me të.

Ajo tha se çdo gjë u mbyll pa u konkretizuar dhe se mes tyre ka pasur vetëm flirtime. Megjithatë, gjatë kohës që të dy konkurrentët kanë qenë pjesë e programit, kimia mes tyre dukej qartazi, ndërkohë që ata kanë treguar se dinë shumë informacione nga jeta personale e njëri-tjetrit.

Takimi që zhvilluan kësaj radhe, u kujtoi të dyve të shkuarën. Rrushja i tha “më ke kthyer 5 vite pas. Ti mban mend çdo gjë timen”.

Nuk munguan as ngacmimet për Mikelën, me të cilën Erioni ka zhvilluar disa takime. Rrushja e pyeti nëse pëlqen më shumë byrekun që po konsumonin në restorant apo atë që Mikela i gatoi në shtëpi dhe Erioni u përgjigj se ky që po hanin bashkë është më i mirë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel