Goditi me mjete të forta një person në Gjirokastër, arrestohet 22-vjeçari dhe shpallet në kërkim i ati

03/02/2022 15:40

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi goditi një person me sende të forta.

Policia tha se shtetasi K.M., pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit B.N., 37 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital u largua për në banesë.

22-vjeçari, banues në fshatin Humelicë, u arrestua në flagrancë nga efektivët e policisë së Gjirokastrës. Po ashtu, është shpallur në kërkim babai i tij, pasi kanosi të afërmin e të dëmtuarit.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. M., 50 vjeç (babai i shtetasit K. M.), pasi ka kanosur me fjalë shtetasin H. C., 54 vjeç (i afërm i shtetasit B. N.)

Materialet në ngarkim të shtetasve K. M. dhe D. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Plagosja e lehtë e dashje” dhe “Kanosja”.

Top Channel