Rusia nis “vrasësin e nëndetëseve”; Tupolev Tu-142 diktohet mbi Oqeanin Atlantik!

03/02/2022 19:20

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamjet e avionit të fuqishëm anti-nëndetëse Tupolev Tu-142 duke fluturuar mbi Oqeanin Atlantik.

Drejtues të saj thanë se e ekuipazhet kryen stërvitje “për të kërkuar nëndetëse mbi ujërat neutrale të Detit Barenc, atij të Norvegjisë dhe Oqeanit Atlantik”, e pranë tyre kanë fluturuar” nga avionë luftarakë të Forcave Ajrore Norvegjeze dhe Forcave Ajrore Britanike”.

Ky zhvillim erdhi në kohën kur SHBA nisi 3000 trupa në Rumani e Poloni. Me dislokimin e tyre si dhe vendosjen e 8,500 trupave në gatishmëri të lartë muajin e kaluar për t’u dërguar në Evropë nëse është e nevojshme, Shtetet e Bashkuara synojnë të qetësojnë aleatët e NATO-s përballë grumbullimit të mbi 100, 000 ushtarëve rusë pranë Ukrainës.

Uashingtoni ka thënë se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë për ta mbrojtur atë nga një sulm rus, por do të vendosë sanksione financiare mbi Moskën dhe do të dërgojë armë për të ndihmuar ukrainasit të mbrohen.

Rusia, që vazhdon të jetë furnizuesi kryesor i Evropës me energji pavarësisht se është nën sanksionet e SHBA-ve dhe BE-së, që nga aneksimi i Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, e minimizoi rëndësinë e sanksioneve shtesë duke e quajtur një kërcënim bosh.

 

Top Channel