
Në ditën e betimit si president i Italisë për një mandate të dytë 7 vjecar, Sergio Matarella deklaroi se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë për ti dhënë më shumë besueshmëri
“Dua të përshëndes Gjykatën Kushtetuese që është garant i kushtetutës tonë. Gjithashtu dua të përshëndes edhe sistemin e drejtësisë që duhet të nisë një reformim të thellë. Prej shumë kohësh ai është kthyer në një fushë beteje brenda llojit, që shpesh e ka bërë të shfokusohet nga interesat që ka shoqëria”.
Më tej Matarrela shtoi se pa parti të përgjegjshme qytetari ndihet i pa mbrojtur, për kreun e shteti qytetari duhet të gjejë mbështetje te politika për të shprehur idetë e tij.
Pak orë para fillimit të ceremonisë, presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh urimi Mattarellas në faqen e Kremlinit për rizgjedhjen e tij.
Kam besim se zhvillimi i mëtejshëm i dialogut konstruktiv dypalësh dhe bashkëpunimi i frytshëm në sektorë të ndryshëm do të kënaqë plotësisht interesat e popujve të vendeve tona dhe të Evropës në tërësi”. shkruan Putin i cili në këto orë është nën shënjestrën e shteteve të bashkuar për çështjen e Ukrainës.
Top Channel