Qeveria duhet të marrë masa dhe të rishikojë taksa mbi karburantet. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Zef Preçi sipas të cilit shtrenjtimi i çmimeve të tyre po rëndon kostot e qytetarëve.

Rritja e fortë e tyre shton ai, nuk lidhet vetëm me çmimet në tregjet ndërkombëtare, por edhe me mungesën e kontrollit në tregun vendas.

“Në kushtet e sotme e konsideroj të rëndësishme të hapë një proces dialogu me biznesin me synim që çmimet e rëndëve djegëse të karburanteve që kanë rëndësi të mos rriten për shkak të politikave fiskale që ndiqen. Të mund të rishikojë heqjen e taksave të vendosura në kushtet e vështirësive që ka pasur vendi, të synohet një lloj standardizimi që e bën vendin më konkurrues që të mos varfërohen më shumë konsumatorët.

Teksa parashikimet flasin për shtrenjtim të mëtejshëm të karburanteve edhe në vijim, Preçi bën apel për mbështetje të shtresave në nevojë dhe forcim të rolit të institucioneve për shmangien e abuzimeve.

“Askush nuk mund të parashikojë se sa mund të zgjasë kjo rritje. Kjo situatë e bën të domosdoshme harmonizimin e politikave fiskale dhe monetare. Roli rregullatorëve lidhet ngushtësisht me peshëmatjen sepse rritjet e çmimeve çojnë në përkeqësim të cilësisë, lidhet me rregullimin e tregut. Ka nevojë që entet që monitorojnë situatën në tregje si drejtoritë dhe Autoriteti i Konkurrencës.”

Shtrenjtimi i naftës dhe karburanteve të tjera prek si bizneset ashtu edhe individët. Aktualisht janë gati 567 mijë mjete në qarkullim në të gjithë vendin që përdorin naftë dhe benzinë që tashmë po paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë për këto produkte.

Top Channel