Digjet shtëpia, vdes 79 vjeçari/ Shkodër, rrjedhja e gazit shkakton zjarrin. Shpëtohet bashkëshortja

03/02/2022 19:00

Ngrohja me gaz, i ka shkaktuar vdekjen një 79 vjecari në Shkodër. Ngjarja ndodhi, në lagjen “Xhabije” ku në pak minuta banesa e çiftit Musa Zeqiri dhe Lule Pojata u përfshi nga flakët.

Shkak dyshohet që është bërë rrjedhja e bombulës së gazit. Ishin banorët e lagjes dhe një turist gjerman, i cili po kalonte rastësisht aty, të cilët ndërhyn duke nxjerrë fillimisht nga shtëpia gruan por e kishin të pamundur për të shpëtuar edhe burrin 79 vjeçar, i cili ishte i paralizuar.

“ Po kaloja rrugës dhe dallova tymin e flakët, pastaj policinë dhe zjarrëfikësit të cilët hodhën shumë ujë për të fikur zjarrin por ishte e vështirë. Banorët nxorrën një grua të moshuar nga banesa dhe ajo u transportua me ambulancë.”

E moshuara, për shkak të flakëve ka marrë disa plagë por është jashtë rrezikut për jeten teksa është nën vezhgimin e bluzave të bardha të spitalit Rajonal të Shkodres. Për shumë kohë, çifti kishte jetuar në shtëpine e të moshuarve por prej rreth 2 vitesh ishte zhvendosur në këtë banese ku jetonin me qera.

Top Channel