Kina, avion të ri supersonik: Nga Pekini në Nju Jork për një orë!

03/02/2022 20:24

Firma kineze e hapësirës ajrore Space Transportation njoftoi është duke krijuar një avion të ri supersonik, i cili është një lloj kombinimi me një raketë dhe mund të përdoret për turizmin hapësinor.

Por ai mund të gjejë fare mirë përdorim edhe këtu në Tokë dhe të lidhë cdo pikë të planetit, duke përshkuar të gjitha distancat brenda një kohë shumë të shkurtër.

Si për të ilustruar më qartë këtë pohim të saj, kompania tha se me këtë avion, një fluturim nga Pekini deri në Nju Jork do të zgjasë vetëm një orë. Një prezantim i tij në faqen e internetit të Transportit Hapësinor tregon pasagjerët që ngjitën në mjetin e bashkangjitur me një krah me propulsorë, nga i cili shkëputet pas ngritjes në ajër dhe fluturon nëpër hapësirën suborbitale.

Krahu dhe propulsorët zbresin më pas sërish në platformën e nisjes, ndërsa avioni vazhdon në destinacionin e tij, duke u ulur vertikalisht. Një zëdhënës i tha mediave kineze se ky lloj avioni do të ketë kosto më të ulëta operacionale sesa “raketat që mbajnë satelitë dhe do të jetë më e shpejtë se një avion tradicional”.

SpaceX prezantoi një koncept të ngjashëm në vitin 2017, i cili ishte praktikisht një rishikim i modelit të saj “BFR” të konceptuar fillimisht për të transportuar pasagjerë në Mars.

Top Channel