E martë, 01 Mars 2022
14:14
Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ apel kryetarëve të bashkive: Njoftoni me shkrim zgjedhësit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ripërsëritur apelin drejtuar kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore për të njoftuar me shkrim zgjedhësit e bashkive Shkodër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Vorë, Dibër ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars 2022.

14:02
“Nuk i intereson kush je, të vrasin”/ Miss Ukraina: Nuk është e lehtë të largohem. Jam larg familjes, nëna ime është mjeke

Miss Ukraina, Iryna Voloshyna ka folur në “Shqipëria Live” për situatën në Ukrainë duke thënë me bindje se nuk do të largohet nga vendi, pavarësisht se vijon lufta.

13:56
Ministri ukrainas: Rusia po planifikon fushatë dezinformimi për dorëzimin e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov ka deklaruar se Rusia po përpiqet të përhapë lajme të rreme për dorëzimin e Ukrainës.

13:56
Michel: Rusia duhet ta ndalojë luftën, po kryen terrorizëm

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, nga seanca e Parlamentit Evropian, i ka bërë thirrje Rusisë që të tërhiqet, të shkojë në shtëpi.

13:43
Sfiduan luftanijen ruse, rojet e Ishullit të Gjarprit janë gjallë

Volodimir Zelensky i shpalli heronj pas vdekjes, por marina ukrainase tani njofton se 13 rojet ushtarake të Ishullit të Gjarprit që sfiduan luftanijen ruse në ditën e parë të pushtimit, janë gjallë.

13:43
E rëndë në Itali/ 4-vjeçari shqiptar mbytet nga ushqimi teksa hante drekë me prindërit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

13:39
Me foto/ Fëmijët largohen nga terrori dhe mbërrijnë në Poloni

Dhjetëra fëmijë të vegjël janë fotografuar teksa mbërritën në Mosczany, Poloni, të martën pasi u larguan nga shtëpitë e tyre mes luftës në Ukrainë.

13:29
Probleme me energjinë elektrike prej motit të keq/ Nuk ndalet puna e OSSH, vendosen 17 shtylla në Bilisht

Prej katër ditësh, disa fshatra në Korcë janë pa energji elektrike. OSSH ka njoftuar se kanë vendosur 17 shtylla të reja, pjesë e linjës 35kV Korçë- Bilisht.

13:26
Deputetët e Parlamentit Europian emocionohen nga fjalimi i Zelenksyt, përkthyesi përlotet

Seanca e jashtëzakonshme e Parlamentin Europian ka nisur me një moment emocionues, kur në sallë u shfaq një video mesazh nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

13:25
Lufta në Ukrainë/ Raundi i dytë i bisedimeve për paqen, përcaktohet data se kur mund të takohen dy delegacionet

Delegacionet ruse dhe ukrainase të mërkurën me shumë gjasa pritet të zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve, me synimin për të ndërmjetësuar paqen, në mes të konfliktit. Lajmi është publikuar nga Ria Novosti.

13:22
Ministri i Jashtëm rus po mbante fjalimin, diplomatët e injorojnë, boshatisin sallën (Video)

Ambasadorët dhe diplomatët nga Europa u larguan gjatë një fjalimi me video të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë këtë të martë.

13:11
Nis seanca e jashtëzakonshme e PE-së, Metsola: Kandidatura e Ukrainës do të shqyrtohet

Ka nisur seanca e Jashtëzakonshme e Parlamentit Evropian për krizën në Ukrainë. Ka qenë presidentja e këtij institucioni, Roberta Metsola, e cila e ka nisur seancën duke falënderuar të gjithë popullin e Ukrainës për qëndresën. Ajo njoftoi se, “kandidatura e Ukrainës për BE do të shqyrtohet, ne do të punojmë për të arritur këtë qëllim”.

13:10
Histori nga lufta! Familja ukrainase kthehet në shtëpi dhe gjen vetëm plumba

Një familje nga Kievi vendosi të kthehej në banesë pas një nate të vështirë në një strehë, por gjeti vetëm plumba dhe shkatërrim.

13:03
Nuk pranoi të vishte fanellën me mesazhin “Jo luftës”, ja si shpjegohet lojtari turk

Konflikti në Ukrainë ka bërë që e gjithë bota të reagojë kundër luftës dhe në mbështetje të popullit ukrainas.

12:55
OKB: Të paktën 536 viktima në Ukrainë, mes tyre 13 fëmijë

Të paktën 536 persona kanë mbetur të varë në Ukrainë, sipas raportimit të Kombeve të Bashkuara.

12:54
Erdogan “bind” Lukashenkon: Bjellorusia nuk hyn në luftë në Ukrainë

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenko deklaroi se forcat e vendit të tij nuk do t’iu bashkohen trupave ruse në pushtimin e Ukrainës, duke dhënë një rreze shprese se konflikti nuk do të zgjerohet.

12:51
Pamje të rënda/ Vdes 6-vjeçarja nga shpërthimet e rusëve në Ukrainë, mjeku: Tregojani Putinit këtë

Lufta në Ukrainë po i prek të gjithë, përfshirë fëmijët.

12:30
Presidenti i Lituanisë: Nëse Ukraina bie në duart e Putin, ne jemi të radhës!

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda paralajmëroi se asnjë vend në Evropë nuk duhet të ndihet i sigurtë kur bëhet fjalë për presidentin Putin.

12:29
Shiten abonetë/ Unioni i transportit kishte paralajmëruar se nuk do kishte

Ndonëse ishte paralajmëruar nga Unioni i Transportit Publik se prej datës 1 mars nuk do të ofrohej më aboneja, qytetarët nuk kanë hasur vështirësi në blerjen e saj.

12:29
Ekskluzive/ Zbardhet dëshmia e Bashës para hetuesve belg

Zbardhet dëshmia e Lulzim Bashës, përpara hetuesve belg. Pyetjes se ku e ka gjetur informacionin për 3.4 milion euro, kryedemokrati i është përgjigjur se e ka marrë nga qytetarët. Sipas Bashës informacioni ka mbërritur nëpërmjet një letre denoncuese.

12:21
Borë, furtunë dhe ngrica/ Bulqizë, izolohen njësitë administrative

Reshjet e dëborës të shoqëruara edhe me erë të fortë e ngrica kanë rënduar së tepërmi situatën e bllokimit të qarkullimit të banorëve ne shumë fshtra te bashkisë Bulqizë.

12:18
Zgjedhjet e 6 Marsit, Damian Gjiknuri takim me strukturat e Partisë Socialiste në Rrogozhinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga deputeti Etjen Xhafaj dhe kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla, kanë zhvilluar një takim me strukturat e PS-së.

12:17
NATO thirrje Rusisë: Tërhiq forcat nga Ukraina, ne nuk përfshihemi

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj.

12:11
Elbasani për Ukrainën/ Në muret e kalasë projektohet flamuri ukrainas

Aleksandri është qytetar i Elbasanit, por sot zgjodhi te prezantohet me mbiemrin e mamasë së tij ukrainase për të përçuar mesazhin se është po ashtu një qytetar i Ukrainës dhe ndoshta mund të ishte një prej fëmijëve që janë duke përjetuar luftën.

12:10
Johnson: Jam më i bindur se kurrë se Putini do të dështojë!

Kryeministri britanik Boris Johnson, mbajti këtë të martë një takim së bashku me homologun polak Mateusz Morawiecki në Varshavë, lidhur me zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.

12:10
Sulmet në Kharkiv/ Zelensky: Akte terroriste të Rusisë, po bën krime lufte në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i cilësoi sulmet në qytetin lindor të Kharkiv si akte terroriste që Rusia po kryen në Ukraiën.

12:09
Kryeministri britanik: Putin po përdor taktika barbare kundër popullsisë civile

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnos këtë të martë mbajti një konferencë në Varshavë me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

12:00
“Kosova në NATO tani”/ Osmani: Rrezik nga Serbia, nuk është neutrale

“Serbia nuk është neutrale. Serbia është me Rusinë, demokracitë përfshirë Kosovën, qëndrojnë me Ukrainën. Kosova në Nato”, ka shkruar në profilin e saj në Twitter presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila e ka shpërndarë mesazhin me hashtagun KosovoinNato, i cili po shihet kudo se fundmi.

11:54
Moska “i shpall luftë” Turqisë/ I bllokoi kalimin luftanijeve ruse

Vendimi i Turqisë për të bllokuar disa luftanije ruse që të kalojnë nëpër ujërat e saj në Detin e Zi në kohën kur kriza e Ukrainës ka mbërritur pikën e saj kulmore, ka egërsuar Rusinë.

11:51
Kremlini: Sanksionet e perëndimit nuk e ndryshojnë dot Rusinë!

Kremlini tha këtë të martë se sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Ukrainës.

11:47
BE “shkul” Ukrainën nga rrjeti energjetik rus/ Kanadaja ndërpret naftën nga Moska

Konflikti në Ukrainë ka përshpejtuar vendimmarrjen me hapa marramendës në Bruksel.

11:42
“Duhet dobësim i ekonomisë Ruse”/ PE kufizime në gjithë BE-në për importet e naftës dhe gazit rus

Parlamenti Evropian do të kërkojë kufizime për vendet BE-së për importet e naftës dhe gazit rus në bllok, pasi kërkon sanksione edhe më të ashpra që synojnë ‘dobësimin strategjik’ të ekonomisë së Rusisë dhe aftësisë për të zhvilluar luftë.

11:37
U përpoqën të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen shtetas në Durrës

Tre shtetas, që janë përpjekur të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara janë arrestuar në Durrës.

11:34
Sherr me grushte, kanosje dhe vjedhje/ Policia arreston dy persona, procedon dy të tjerë (DETAJE)

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia këtë të martë si dhe ka proceduar dy të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

11:32
Marrëdhënie seksuale me të mitur, vjedhje telefoni dhe vënie zjarri/ Arrestohen 7 persona në Tiranë

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

11:23
“Është luftë, luftë e vërtetë”/ Grupet e shpëtimit kërkojnë nën rrënoja pas shpërthimeve në Kharkiv

Grupet e shpëtimit në qytetin e Kharkiv kanë deklaruar se të paktën 20 persona janë plagosur gjatë bombardimeve të zyrës së administratës shtetërore atje.

11:23
“Ngrin” Kievi! Temperaturat minus dhe dëbora shtojnë problemet e qytetarëve që lanë pas shtëpitë

Në çdo rrethanë tjetër, do të ishte një pamje e bukur, ku bora e bardhë mbulon çatitë e Kievit të vjetër.

11:22
Lufta në Ukrainë, YouTube do të bllokojë kanalet e lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Europën

YouTube do të bllokojë në të gjithë Europën kanalet e lidhura me mediat ruse, Russia Today dhe Sputnik.

11:16
Prishtinë/ 14-vjeçari qëllohet për vdekje me thikë, pak metra larg shkollës

Një 14-vjeçar është vrarë këtë të martë në mëngjes në Kosovë.

11:14
Dita e gjashtë e luftës/ Forcat separatiste synojnë të rrethojnë Mariupolin

Në ditën e gjashtë të luftës së Rusisë në Ukainë, forcat separtiste kanë vënë në “shenjestër” të rrethojnë Mariupolin.

11:13
Arrestohet i riu në Vlorë, çfarë i gjeti policia në makinë

Një 21-vjeçar i identifikuar si K. D.(K). është arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kap me lëndë narkotike.

11:04
PAMJET/ Ushtarët ukrainas i japin cigare pengut rus

Ukraina është në ditën e gjashtë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Pavarësisht se ditën e djeshme përfundoi raundi i parë i bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, nata ishte e përgjakshme ndërsa vijojnë sulmet.

10:54
Balla takim me banorët në Dushk/ Në 6 Mars vota juaj nuk duhet ti shkojë një opozite që vetëm gënjen

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Bujar Çela dhe kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa zhvilluan një takim me banorët në Njësinë Administrative Dushk në Lushnje.

10:51
Dëbora në qarkun e Elbasanit, ndërpritet energjia elektrike në njësitë administrative të Librazhdit

Në orët e para të mëngjesit, në qarkun e Elbasanit kanë filluar reshjet e dëborës dhe në disa akse rrugore, trashësia shkon 4 deri në 5 cm.

10:51
Anonymous publikon 40 mijë dokumente të Institutit të Sigurisë Bërthamore të Moskës

Sulmet kibernetike fillimisht shënjëstruan faqen zyrtare të Kremlinit, më pas atë të Dumës dhe duke filluar me radhë me faqet e gjigantëve të energjisë. Megjithatë, ditët e fundit, hackerat e Anonymous kanë vendosur t’i rrisin standardet.

10:45
Jep urdhër presidenti i vendit, Kameruni emëron trajner ish-mbrojtësin e Liverpoolit

Kameruni me trajner të ri pas dështimit për të fituar Kupën e Kombeve të Afrikës që e organizoi vetë. Ish-lojtari i kësaj përfaqësueseje, Rigobert Song, është emëruar në këtë detyrë pasi portugezit Toni Conceicao nuk iu rinovua kontrata.

10:39
Zelensky: Sulmi në Kharkiv është krim lufte

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të hënën në darkë i përshkruajti bombardimet në Kharkiv si krim lufte.

10:32
Aksidenti tragjik në Klos, arrestohet shoferi që përplasi për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e djeshme në Klos. Forcat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga P. Ll., 39 vjeç, banues në Burrel.

10:29
Shpërthimi i fuqishëm në Kharkiv, të paktën 6 të plagosur

Të paktën gjashtë persona janë plagosur, duke përfshirë një fëmijë, në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

10:22
Arrestohet 37-vjeçari në Elbasan, u kap me pistoletë dhe kanabis të ndarë në doza, gati për shitje

Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi u kap me armë zjarri dhe kanabis.

10:16
Sulmi ajror, pilotët ukrainas rrëzojnë dy avionë rusë

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny publikoi pamjet së ekuipazheve Bayraktar TB2, të cilat goditën tre objektiva: një tank armik dhe dy sisteme raketore anti-ajrore BUK.

09:57
Gati tregu i fruta-perimeve, tregtarët nisin punën në mesin e muajit mars

Brenda javës së dytë të marsit do të hapet tregu i fruta perimeve në Durrës.

09:55
Bilanci i humbjeve të forcave ruse në Ukrainë: 5710 viktima, 846 makina të blinduara e 60 tanke

5710 trupa, është bilanci i humbjeve të Rusisë në ditën e gjashtë të sulmit në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar këtë të martë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës përmes një njoftimi zyrtar.

09:45
Lukashenko: Bjellorusia nuk ka plane t’i bashkohet Rusisë në pushtimin e Ukrainës

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është shprehur se vendi i tij nuk ka plane t’i bashkohet operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

09:44
“Sulme me raketa në zonat e banuara”/ Ministri i jashtëm i Ukrainës: Putin nuk do ta shkatërrojë Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka bërë një postim në Twitter ku tregon se lagjet e banuara në Kharkiv janë sulmuar me raketa ruse.

09:38
Arrestohet 57-vjeçari në Dibër, u kap me armë zjarri dhe fishekë në banesë

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi u kap me armë zjarri pa leje në banesë.

09:29
Të sapomartuarit kalojnë muajin e mjaltit duke luftuar për Ukrainën: Gati për të vrarë për tokën tonë

Vetëm pak orë pas dasmës, Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin iu bashkuan forcave për të mbrojtur vendin e tyre. Ata do të martoheshin në muajin Maj, por nxituan që të celebroheshin javën e kaluar në Kiev kur Rusia futi trupat për pushtimin e Ukrainës.

09:12
Reshjet e dëborës në zonat malore, ARRSH: Qarkullimi pa probleme në të gjitha akset nacionale

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit vendi është përshkuar nga mot me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

08:56
Muaji Mars nis me reshje dëbore në Elbasan, nuk ka probleme në qarkullim

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Elbasan. Aktualisht dëbora vijon me intensitet të ulët deri në kuotën 300 metra mbi nivelin e detit.

08:47
Senatori amerikan: Më e keqja nuk është parë ende

Ligjvënësit amerikanë kanë pranuar informacione të klasifikuara rreth situatës në Ukrainë nga zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe ata të inteligjencës.

08:46
“Je fiksimi im”, Çiljeta ia thotë troç Mevlanit: Më ke shkruajtur në Tik Tok, hiqe fiksimin

Në puntatën e ditës së djeshme të “Për’Puthen” u realizua një takim katër minutash mes Çiljetës, konkurrentes më të re dhe Mevlanit, të cilët treguan se njiheshin nga jashtë.

08:19
Tragjedi në Egje. 7 emigrantë mbyten në Mitilini

7 të vdekur dhe disa të zhdukur është bilanci i mbytjes së një varke me emigrantë klandestinë në ishullin e Mytilinit në Egjeun lindor.

08:10
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme, do të ketë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës.

E hënë, 28 Shkurt 2022
22:56
“Me çfarë bëhet goli?” Beniada i bën të gjithë për të qeshur në Procesin Sportiv

Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani është pjesë e Procesit Sportiv këtë të hënë.

22:52
Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi, pritet raund i dytë

Raundi i parë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftimeve përfunduan pas ndonjë marrëveshje konkrete.

22:51
Veprimet e Putinit në Ukrainë kanë bashkuar Perëndimin

Brenda pak ditësh, presidenti rus Vladimir Putin ka arritur atë që për shumë dekada nuk ishte realizuar, unitetin e Bashkimit Evropian për blerjen dhe dërgimin e armëve në një zonë lufte si edhe rikthimin e unitetit transatlantik.

22:32
“Nëse armët nukleare përdoren do shkatërrohej bota”, koloneli shqiptar: Janë dëme të jashtëzakonshme

Koloneli Dritan Demiraj i ftuar këtë të hënë në Open në Top Channel theksoi se nëse armët bërthamore do të përdoren do të shkatërrohej bota.

22:21
Rriten shqetësimet për sigurinë! SHBA dëbon diplomatët rusë të OKB-së

SHBA ka dëbuar 12 diplomatë rusë në Kombet e Bashkuara për shqetësime të sigurisë kombëtare, kanë thënë diplomatë amerikanë dhe rusë.

22:21
Nata e pestë e luftës/ Pentagoni: Tre të katërtat e trupave ruse janë tani brenda Ukrainës. Haga do të hetojë pushtimin

Ukraina është në ditën e pestë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Raundi i parë i bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar. Negociatorët janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime të tjera para raundit të dytë që pritet të zhvillohet në ditët në vijim. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve Bashkuara ka nisur të hënën seancën e jashtëzakonshme ku pritet të dënohet sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

22:18
“Nëse do të vrasë veten, ta bëjë si Hitleri”, deklarata e fortë e ambasadorit ukrainas në OKB

Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Sergiy Kyslytsya ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së kësaj të hëne.

22:06
“I mbijetova ‘Urisë së Madhe’ e Hitlerit, do t’i rezistoj edhe ‘xhuxhit’ Putin”/ E moshuara ukrainase rrëmben zemrat e të gjithëve

Një e moshuar ukrainase ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me trimërinë e treguar kundër forcave ruse.

21:54
Putin quan Perëndimin ‘perandori gënjeshtrash’ teksa sanksionet gjymtojnë vlerën e rublës ruse (fotot)

Presidenti rus Vladimir Putin foli sot me tone të ashpra në televizion duke dënuar “perandorinë e gënjshtrave” siç quante ai botën perëndimore, teksa u ndaloi rusëve të dërgonin para jashtë shtetit, në një kohë kur sanksionet botërore kanë ulur vlerën e rublës dhe kanë bërë që qytetarët të nxitojnë për të marrë para në banka.

21:40
Forcat ruse shuajnë familjen ukrainase, vogëlushët Sofia dhe Ivan mbyllën sytë mes bombardimeve

Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë gjatë pushtimit rus po rritet çdo ditë. 

21:31
“Je ti shkaktar i atij…”, hipoteza që Arjani hodhi në studio acaroi Melikun

Gjatë debatit në studion e Për’puthen në lidhje me të kaluarën e Melikut, u përfshi jo vetëm Laureta dhe Meliku.

21:27
Gjermania dërgon avionë luftarakë ‘Tornado’, në zonën e Detit Baltik

Gjermania po dërgon avionë luftarakë ‘Tornado’ dhe një avion patrullimi detar në një mision zbulimi në zonën e Detit Baltik, ka thënë misioni i Gjermanisë në NATO.

21:24
Ecën në këmbë për ditë me radhë për t’i shpëtuar luftës, gjendja në kufirin Ukrainë-Poloni

Gazetari Thimi Samarxhi në një lidhje live në emisionin Open në Top Channel nga Przemysl, qytetin polak në kufi me Ukrainën tregoi situatën e rënduar të refugjatëve, të cilët po largohen me çdo kusht nga lufta.

21:23
E shkuara nuk po e lë rehat Melikun, Laureta shqetësohet nga kjo situatë

Gjatë transmetimit të takimit të Lauretës me Melikun në këtë puntatë të Për’puthen u vu re rikthimi i së kaluarës së Melikut.

21:23
Karvani ushtarak rus ka avancuar nga Ivankiv në periferi të Kievit

Një kolonë ushtarake ruse që ishte jashtë Ivankiv, Ukrainë, të dielën ka arritur që atëherë të mbërrijë në periferi të Kievit, tregojnë imazhet satelitore.

21:16
Putini vendosi armët bërthamore në gatishmëri/ Pentagoni: E panevojshme, por edhe përshkallëzuese

Pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se forcat e parandalimit të Rusisë – përfshirë armët e saj bërthamore – janë vendosur në gatishmëri të lartë, Pentagoni u përgjigj duke e quajtur njoftimin “po aq të panevojshëm aq edhe shkallëzues”.

21:12
Balla në Kolonjë e Lushnje: E papranueshme t’i jepet vota kandidatit të Berishës, Metës dhe Ndokës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Erion Braçe dhe kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa zhvilluan një takim me banorët në Njësinë Administrative Kolonjë në Lushnje.

21:05
“Lëri hallet e të tjerëve, meremi me tonat ne”, Laureta nuk do të merret me lidhjen e motrës së saj

Gjatë takimit të Lauretës me Melikun në Për’puthen u diskutua edhe lidhja e motrës së saj, Rrushes.

21:02
Kyiv, jo Kiev: Pse drejtshkrimi ka rëndësi në kërkimin e Ukrainës për një identitet të pavarur

Ukraina e ka kaluar pjesën më të madhe të vjeshtës 2019 në titujt ndërkombëtarë, si rezultat i hetimit të shkarkimit të Trump dhe premtimit për përparim në procesin e paqes ruso-ukrainase.

20:45
Boris Johnson u kërkon liderëve botërorë të vazhdojnë presionin ndaj Putinit

Kryeministri britanik Boris Johnson u kërkoi G7 dhe liderëve të tjerë botërorë që të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armë mbrojtëse dhe të vazhdojnë presionin mbi regjimin e Putinit.

20:35
Fiks Fare/ Posta shpërndau zarfet e Këshillimit Kombëtar në janar, tenderin e bëri në muajin shkurt

Fiks Fare denoncoi abuzimet e tenderit për blerjen e zarfeve dhe letrës së pyetjeve për Këshillimin Kombëtar.

20:25
Legjenda 44 vjeçare Gianluigi Buffon nënshkruan me Parma në Serie B (fotot)

Portieri legjendar i Italisë Gianluigi Buffon megjithse në moshën madhore, ka nënshkruar një kontratë për të luajtur me Parmën në kategorinë e dytë italiane deri ne moshen 46 vjeçare.

20:23
Lufta në Ukrainë ndryshoi politikën e jashtme të Gjermanisë

Një nga gjërat e papritura të kësaj lufte në Ukrainë është ndryshimi radikal i qasjes së Gjermanisë. Deri pak ditë më parë ishte një nga vendet më ngurruese për t’iu bashkuar qëndrimeve të ashpra ndaj Rusisë, nga e cilat varet shumë për furnizimin e saj me gaz, por mbi të gjitha ajo fillimisht kishte kundërshtuar vendosjen e sanksioneve të rënda dhe kishte refuzuar të dërgonte armë në Ukrainë.

20:16
Greqia, dërgesë të dytë me armë në Ukrainë!

Janë nisur dhe po fluturojnë drejtë Polonisë, dy avionë c-130 të cilët po dërgojnë sasinë e dytë të armatimeve, pjesë e paketës greke të ndihmës për Ukrainën.

20:13
Rama takim me kryeministrin Johnson

Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij britanik, Boris Johnson në Londër këtë të hënë.

20:11
SHELL largohet nga partneriteti me Gazprom, tërheq përfshirjen e saj në gazsjellësin Nord Stream 2

SHELL tha të hënën se planifikon të largohet nga partneriteti i saj me gjigantin shtetëror rus të energjisë Gazprom në dritën e pushtimit rus të Ukrainës.

19:58
Arkitektura në komunizëm/ Dokumentari për Tiranën që krijoi regjimi komunist

“Arkitektura në komunizën”, një film dokumentar me ide të Ergys Mërtirit, na njeh me trashëgiminë arkitekturore dhe planifikimin urban të periudhës komuniste, përmes një udhëtimi nëpër Tiranë

19:55
1.2 milionë të vaksinuar me dy doza/ Infektimet ulen por vaksinimet vazhdojnë

Procesi i vaksinimit në vend vazhdon, megjithë largimin e stinës së dimrit dhe uljes së kurbës së infektimeve. Referuar Ministrisë së Shëndetësisë, deri më sot janë vaksinuar 2 milionë e 700 shqiptarë, nga të cilët rreth 1,2 milionë me të dyja dozat.

19:52
Rama: Investoni në Shqipëri/ Kryeministri merr pjesë në samitin vjetor të BERZH në Londër

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, zhvilloi në Londër samitin vjetor ku janë diskutuar mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim rajonal. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes se përse investitorët e huaj duhet investojnë paratë e tyre në Shqipëri.

19:48
Tragjike! Dy aksidente me vdekje në pak minuta

Dy aksidente me vdekje kanë ndodhur këtë mbrëmje në Klos dhe Divjakë.

19:46
Momenti kur forcat ruse prekën kufirin ukrainas/ Profesori amerikan e zbuloi disa orë para deklaratës së Putin

Një profesor në Kaliforni dhe ekspert i kontrollit të armëve tha se Google Maps e ndihmoi atë të gjurmonte një “bllokim trafiku” që në fakt ishte lëvizja ruse drejt kufirit ukrainas disa orë përpara se presidenti rus, Vladimir Putin të njoftonte sulmin në një fjalim televiziv. 

19:44
“Djemtë më janë larguar”, Laureta shqetësohet pas deklaratës së Melikut

Në këtë puntatë të Për’puthen u transmetua takimi i Lauretës me Melikun.

19:43
Bombardime dhe pranë Polonisë/ Gazetarja polake: Janë 30 kilometra më tej, dëgjohen çdo natë

Të gjendur në një luftë të papritur, teksa pjesa më e madhe e ukrainasve kanë zgjedhur të qëndrojnë për të mbrojtur vendin, ka edhe një grup tjetër kryesisht nëna me fëmijë që për shkak të bllokimit të fluturimeve, e kanë gjetur shpëtimin duke kaluar kufirin drejt Polonisë.

19:40
Kosova kërkon të hyjë në NATO/ Kërkesa urgjente pas rritjes së rreziqeve në Europë

Kosova po kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO. Kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes vjen për shkak të rrezikut që sjellë në rajon agresion rus në Ukrainë.

19:39
Ilir Shaqiri tregon kur e kuptoi se Beniada do ishte në finale: Kuptoja se ishte e dashur në publik që…

“Një konkurrente shumë origjinale, popullore”, ky ishte komenti fituesi të “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri për Beniada Nishanin, një ndër finalistet.

19:36
Basha, thirrje qeverisë: Të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimeve

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s nuk kërcënohet direkt nga agresioni rus, por Lulzim Basha kërkon nga qeveria të marrë masa për të mbrojtur familjet shqiptare nga rritja e pritshme e çmimeve.

19:34
Lufta, 100 mln dëm për turizmin/ Nga Ukraina dhe Rusia pritej të vinin 150 mijë turistë në sezon

Janë rreth 150 mijë shtetas nga Rusia dhe Ukraina që vizituan vendin tonë vitin e kaluar sipas INSTAT. Lufta mes dy vendeve dhe mbyllja e hapësirës ajrore për shtetasit rusë mund të sjellë një dëm të madh financiar në turizëm, sipas kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa: