Dy aksidente me vdekje kanë ndodhur këtë mbrëmje në Klos dhe Divjakë.

Shoferi P. Ll, 39 vjeç humbi kontrollin e makinës dhe aksidentoi këmbësorin B. K., 47 vjeç, i cili humbi jetën në fshatin Xibër të Klosit. Pak minuta më pas një 18-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz” aksidentoi një 56-vjeçar që po udhëtonte me motor, i cili ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 18.50, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, shtetasi P. Ll, 39 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin B. K., 47 vjeç, (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.

“Sot rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel