Të gjendur në një luftë të papritur, teksa pjesa më e madhe e ukrainasve kanë zgjedhur të qëndrojnë për të mbrojtur vendin, ka edhe një grup tjetër kryesisht nëna me fëmijë që për shkak të bllokimit të fluturimeve, e kanë gjetur shpëtimin duke kaluar kufirin drejt Polonisë.

“Në Poloni kanë ardhur me mijëra ukrainas. 4 ditë më parë ata jetonin në shtëpitë e tyre në paqe, gjithcka ju shkatërrua në cast dhe janë detyruar të largohen nga jeta e tyre atje, edhe pse me kokën pas. Sot janë më shumë se 200 mijë ukrainas në Poloni të cilët shpëtuan veten, e besoj ky numër do të rritet edhe më tej”.

Ewa jeton në Kielce të Polonisë, zonë e cila ndodhet në kufi me Ukrainën dhe frika e luftës i ka mbërthyer e banorët aty pasi dëgjohen bomardimet.
“ Polonia është vend fqinj me Ukrainën , janë shumë afër njëra tjetrës. Dhe ne tani dimë se bombardimet janë vetëm 30 km larg me kufirin e Polonisë”

Për gazetaren polake ndihma që po ofrojnë bashkëkombasit e saj është e pabesueshme. Gjithcka është organizuar nga rrjetet sociale.

“ Çfarë po ndodh këto ditë në Poloni është e jashtëzakonshme. Pothuajse të gjithë në Poloni janë duke ndihmuar popullin ukrainas. Njerëzit janë lidhur nëpërmjet internetit, kryesisht nga Facebook e presin njëri tjetrin në kufi. Kanë strehuar pafund familje si dhe po ju japin shpresë! Nga ana tjetër është e jashtëzakonshme sesi polakët janë duke I kushtuar vëmendje edhe shpëtimit të kafshëve. Jemi duke u kujdesur për ta”

Top Channel