Jep urdhër presidenti i vendit, Kameruni emëron trajner ish-mbrojtësin e Liverpoolit

01/03/2022 10:45

Kameruni me trajner të ri pas dështimit për të fituar Kupën e Kombeve të Afrikës që e organizoi vetë. Ish-lojtari i kësaj përfaqësueseje, Rigobert Song, është emëruar në këtë detyrë pasi portugezit Toni Conceicao nuk iu rinovua kontrata.

Conceicao i Portugalisë e ka udhëhequr Kamerunin në play-off e Kupës së Botës e deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës muajin e kaluar.

Ministrja e Sporteve, Narcisse Mouelle Kombi, tha se presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka urdhëruar federatën kombëtare të futbollit që t’ia japë detyrën ish-mbrojtësit të Liverpoolit, Song.

“Me udhëzimin e Presidentit të Republikës, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit për meshkuj, z. Antonio Conceicao, është zëvendësuar nga Rigobert Song”, tha Kombi. – “Federata e Futbollit të Kamerunit (Fecafoot) është e ftuar të marrë masat e nevojshme për një zbatim të shpejtë dhe harmonik të këtyre direktivave shumë të larta”.

Top Channel