Putini vendosi armët bërthamore në gatishmëri/ Pentagoni: E panevojshme, por edhe përshkallëzuese

28/02/2022 21:16

Pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se forcat e parandalimit të Rusisë – përfshirë armët e saj bërthamore – janë vendosur në gatishmëri të lartë, Pentagoni u përgjigj duke e quajtur njoftimin “po aq të panevojshëm aq edhe shkallëzues”.

Përgjigja u dha nga zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference të hënën.

Kirby vuri në dukje se Pentagoni po “rishikon dhe analizon” njoftimin e Putinit.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se është “i qetë me qëndrimin parandalues strategjik të Shteteve të Bashkuara dhe aftësinë tonë për të mbrojtur atdheun tonë dhe partnerët tanë”.

Top Channel