Zhgënjim pas 100 vite parlamentarizëm/ Topalli: Me fat që s’jam më pjesë e kalbësirës politike.
19/01/2020 19:48

Kryesuan Kuvendin në kohë të ndryshme dhe secili la shenjën e tij në drejtimin e seancave plenare. Jozefina Topalli dhe Namik Dokle në 100 vjetorin e Parlametarizmit nuk e fshehin trishtimin për nivelin dhe cilësinë e përbërjes së Kuvendit të Shqipërisë sot “ Sigurisht që është për tu fshirë nga kujtesa që mos të ndodhë kurrë më që në Parlament shqiptarët të përfaqësohen nga krimi apo nga pala tjetër që janë më shumë klloun sesa përfaqësues të shoqërisë shqiptare. Jam me fat që s’jam pjesë e kësaj kalbësirë politike aktuale të zhytur në korrupsiom dhe papërgjegjshmëri”, thotë Topalli. “Nga një legjislaturë në tjetrën sikur ka rënë nivel kulturor i Parlamentit. Pra ka më shumë sharje, sesa kulturë. Ka më shumë grindje sesa argumente dhe kjo për mendimin tim është një nga të metat e këtij Parlamenti. Duhet menduar për të ngritur nivelin kulturor”, thotë Dokle. Jo vetëm legjislaturën më të dobët, por edhe më të mirën se kanë vështirë ta kujtojnë. “E privilegjuar që kam drejtuar Kuvendit kur u hoqën vizat dhe futëm vendin në NATO. Dua të shoh anët pozitive. Sfidat dhe vështirësitë e një kryetari të Parlamenti janë të pashmangshme unë s’dua të kujtoj pjesët që më kanë lënduar ndonjëherë apo më kanë bërë të gaboj herë tjetër. Dua të shoh gjërat e bukura që janë realizuar”, thotë më tej Topalli. “ Është e vështirë ta përcaktosh dhe varet nga këndvështrimi i atij që bën përcaktimin, por unë si politikan kënaqësinë më të madhe pune e kam ndjerë në legjislaturën 92-96 . Më vjen ndërmend se ndofta në atë kohë unë kam drejtuar grupin parlamentar të opozitës socialiste që e solli PS në pushtët për herë të parë”, shprehet Dokle. Në këtë përvjetor jubilar Parlamenti nuk e gëzon përbërjen e tij të plotë prej 140 deputetësh për shkak të krizës politikës. Zgjidhjen e shohin në mënyra të ndryshme.

Top News – Qeveria fal gjobat për 10 vjet. Miratohet VKM, nga ndërtimet pa leje te pandemia
09/05 16:38
Top News – Mesazhi i Begajt për zgjedhjet. Presidenti: Procesi të jetë një shembull qytetarie
09/05 15:44
Top Channel/ Kërkesa Libanit: Të ekstradohet babai i viktimës, Gjermania të hetojë bashkëshorten
09/05 15:22
Top News – Nis nga Durrësi ‘Giro D’Italia’. Turi prestigjoz çiklistik, për herë të parë në Shqipëri
09/05 15:20
Top Channel/ “Pioniere në politikë”, Forumi i grave të diasporës dhe grave në politikë
09/05 15:16
Top Channel/ 7600 policë për votën, do marrin në ruajtje 93 KZAZ dhe 5225 qendra votimi
09/05 15:15
Top Channel/ Veliaj, thirrje nga qelia: Një votë për Saliun është t’i vësh shkelmin të ardhmes”
09/05 15:13
Top News – Erion Veliaj thirrje para 11 majit./ “Votoni Partinë Socialiste, votoni Edi Ramën!”
09/05 15:03
Top News – Vlerësohet Presidenti Moisiu. Spiropali: Njeriu që rrezatoi në rrugëtimet e tri kohëve
09/05 14:24
Top News – ‘Zarfet po dorëzhen dorazi’. PD-Kutitë me votat e emigrantëve në Greqi, të veçohen
09/05 14:12
Top Channel/ Në prag të mbylljes së fushatës godina e PS mbulohet me posterin gjigant
09/05 14:08
Top News- Hapur edhe të shtunën/ Qytetarët mund të tërheqin kartat ID në zyrat e Identitek
09/05 13:31
Top News- Gjendet pas 7 ditësh trupi i të riut në Klos/ E zuri masivi i dheut teksa po punonte
09/05 13:29
Top News- Arrestohen dy shqiptarë në Itali/ Akuzohen se ekzekutuan bashkëatdhetarin e tyre
09/05 13:19
Top News – Berisha entuziast për 11 majin. ‘Opozita shndërrohet në mazhorancë këto zgjedhje’
09/05 13:10
Top News – Fushata ‘e shtrenjtë’ në Facebook. Partitë e kandidatët, mbi 1 mln dollarë sponsorizime
09/05 11:26
Top News- Trafikimi i 912 kg drogë në Gjermani/ SPAK kërkon 17 vite burg për të akuzuarin
09/05 11:05
Top News – ‘Vota nuk ka çmim’. Ambasada e SHBA mesazh për 11 majin: Është zëri yt!
09/05 11:01
Top News- Mbi 7600 efektivë për zgjedhjet/ Policia publikon masat për zgjedhjet e së dielës
09/05 10:51
Top News- ‘Silent’, arrestohen dy persona/ Kapen me armë zjarri, do ua shisnin grupeve kriminale
09/05 09:48
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta