Wake Up/ Mjeku Julian Balla, nga Breshia: Pacientët shtriheshin në tokë, as barela nuk kishte
03/04/2020 11:32

Provinca e Breshias ka qenë një nga më të prekurat edhe pse në media është trumbetuar më shumë Bergamo, diferenca është diku te 100 pacientë që kanë ndërruar jetë. Fatmirësisht, prej 5 ditëve, numrat janë në rënie, kjo na e ka lehtësuar disi punën dhe tashmë presioni ka filluar disa të bjerë. Është shtuar numri i atyre që kanë dalë të shëruar nga spitali. Julian Balla prej 10 vjetësh ushtron profesionin e tij si mjek në Spitalin e Breshias. Në një lidhje skype nga spitali që ka pasur numrin më të lartë të të shtruarve me Kovid-19 mjeku Balla na tregoi për situatën atje. "Situata është në përmirësimin, presioni ka filluar të bjerë nga pak, por gjithsesi mbetet shumë i lartë sepse numri i pacientëve është shumë i lartë, kemi qenë gati në kolaps total përsa i përket shtretërve dhe arritëm në një fazë që pacientët nuk kishim ku ti vendosnim dhe ato skena që u bënë të famshme në Spanjë që pacientët shtriheshin në tokë se as barela nuk kishte, e njëjta situatë para pak ditësh ka qenë edhe këtu tek ne. Por siç e thashë situata ka filluar të lehtësohet sado pak". Sipas mjekut Balla, shifrat që ai ka pasur deri dje pasdite për Breshian flasin për diku 8757 të infektuar, në total dhe 20% e tyre janë të shtruar në spital. "Bëhet fjalë te diku 1600 pacientë të shtruar me Kovid-19 dhe shtretërit kanë qenë të kufizuar. Por lajmi pozitiv është se numri i të shëruarve është në rritje. Dje në Breshia numëroheshin rreth 150 të shëruar. Dhe kjo ka qenë në rritje jo vetëm në Breshia por në gjithë Italinë." -tha mjeku Julian Balla nga Spitali i Breshias.

“Mos ji aq i mirë sa të të hanë dhe aq i keq sa të të pështynë”!/ Wake Up
03/07 10:28
Baba Vanga e re: Një katastrofë e tmerrshme do ndodhë me 5 korrik në Japoni/ Wake Up
03/07 10:27
Tradita e mbrëmjes së maturës, si lindi dhe për çfarë shërben?/ Wake Up
03/07 10:24
Me kalë në mbrëmjen e maturës: Shpenzova rreth 400 mijë lekë!/ Wake Up
03/07 10:23
Nora Malaj sjell kujtime nga mbrëmja e saj e maturës në 1964. Flokë të pa lyera e pa grim
03/07 10:22
Shkoi në mbrëmjen e maturës me kalë. Rrëfehet 17-vjeçarja, komentet ishin…/ Wake Up
03/07 10:21
TIKO-TAKO/ Lori dhe Marigleni nga Tirana konkurrojnë në lojë. Kush fitoi?/ Wake Up
03/07 09:54
Skënder Brataj: Kujdes fëmijët në makinë, mos i lini brenda!/ Wake Up
03/07 09:53
Mbyllet për herë të parë Kulla Eiffel. Çfarë ndodh nëse thyen rregullin?/ Wake Up
03/07 09:53
Fluks vizitash mjekësore, Brataj: 80 mijë pacientë vetëm në bregdet!/ Wake Up
03/07 09:51
Qendër shëndetësore afër kalave të qyteteve, mjeku: Ishte e nevojshme!/ Wake Up
03/07 09:49
Çfarë duhet të kesh në çantën e emergjencës kur nisesh për pushime!/ Wake Up
03/07 09:39
Urgjencat e verës, Skënder Brataj: Nga aksidentet deri tek ataket kardiake!/ Wake Up
03/07 09:33
Çfarë mund t’i prishë sadopak një palë pushime?/ Wake Up
03/07 09:23
Pse kandidatja e PS, Maldrita Bardho i la mandatin e deputetes Zegjine Çaushit?/ Wake Up
03/07 09:19
Kush ishte “e paftuara” sot në Wake Up?
03/07 09:17
“Diddy” shpallet i pafajshëm, akuzohet vetëm për dy shkelje. Sa do dënohet?/ Wake Up
03/07 09:16
Moti sot me diell! Cilat qytete të vendit “digjen” nga i nxehti?/ Wake Up
03/07 09:14
Peshorja, shenja që do i rikthehen ish partnerët…/ Wake Up
02/07 10:20
Njerëzit e mirë shpesh shfryrtëzohen, keqtrajtohen…/ Wake Up
02/07 10:19