Wake Up/ 51% e studentëve paguajnë për notën. 6,6% ju kanë kërkuar favore seksuale
11/11/2019 11:16

Fenomeni i korrupsionit në universitetet shqiptare në këmbim të notës fatkeqësisht vazhdon të jetë problem në universitetet shqiptare. Në fakt nuk kanë qenë të pakta rastet që janë bërë publike në media, kur pedagogë kërkojnë para në këmbim të notës, shesin libra me detyrim, bëjnë dallime mes studentëve nisur nga njohjet personale e deri tek favoret seksuale për një notë kaluese, apo më të mirë. Jo më larg se dy muaj më parë rasti i denoncuar ishte ai i një prej pedagogu të universitetit të Elbasanit, i cili në këmbim të notës i kërkoi favore seksuale një prej studenteve të tij. Të tilla raste nuk janë të pakta në vite. Kjo në fakt është faktuar nga vetë studentët të cilët në sondazhin më të fundit që ka përgatitur " Qëndresa Qytetare" thonë se fenomeni ende ekziston dhe shumë pak ka ndryshuar situata edhe pse ata ngritën zërin, pas protestave të dhjetorit të 2018. Kështu sondazhi tregon se 49% e studentëve pohojnë se fenomeni i korrupsionit pedagog – studentet qëndron në të njëjtat nivele si para ashtu dhe pas protestës studentore. Forma më e përhapur e shfaqjes e shfaqjes së tij është pagesa në këmbim të notes (51%), ndjekur nga shitja e librave me detyrim (31.6%),nepotizmi (10.8%) dhe favoret seksuale (6.6%). Ndërkaq sondazhi i zhvilluar në periudhën 14-28 tetor 2019, përfshin katër universitete kryesore, atë të Tiranës, Politeknik, Universitetin Bujqësor dhe atë të Shkodrës dhe ka nxjerrë edhe disa problematika të tjera të cilat lidhen me mos zbatimin e Paktit për Universitetin. Çeldo Brahimaj, përfaqësues i " Qëndresa Qytetare" njëkohësisht dhe vetë student në degën e teknologjisë dhe informacionit paraqiti faktet e sondazhit.

Peshorja, shenja që do i rikthehen ish partnerët…/ Wake Up
02/07 10:20
Njerëzit e mirë shpesh shfryrtëzohen, keqtrajtohen…/ Wake Up
02/07 10:19
Astrologia: Demët çlirohen nga ndikimi 7-vjeçarë i uranit, çfarë pritet t’ju ndodhë?/ Wake Up
02/07 10:17
Horoskopi 12 shenjat/ Sherr në familje, mungesë parash, lidhje të fshehta dhe shanse të reja
02/07 10:16
Astrologia Meri Shehu: Korriku muaji i dasmave dhe i paqes. Kujdes datën 18!/ Wake Up
02/07 10:09
Kush vendos për blerjet e rëndësishme në familjen tuaj?/ Wake Up
02/07 09:48
TIKO-TAKO/ Sara nga Tirana dhe Vasilika nga Fieri përballen në lojë, kush fitoi?/ Wake Up
02/07 09:41
Çfarë e pret administratën publike? Ministrja Adea Pirdeni rrëfen detajet/ Wake Up
02/07 09:39
Administrata publike, Adea Pirdeni: Kemi rritje të aplikimeve deri në 23%!/ Wake Up
02/07 09:37
Inteligjenca Artificiale në administratë, 600 zyrtarë do t’i nënshtrohen trajnimeve!/ Wake Up
02/07 09:36
Kush ishte “e paftuara” sot në Wake Up?
02/07 09:32
Kërkoi ta shesë shtëpinë 1 milionë dollarë, askush s’ja bleu. Organizoi një shorte/ Wake Up
02/07 09:15
Çfarë është “soft landing”?/ Wake Up
02/07 09:14
Ndodh çudia/ Hera e parë në botë që një person shpëtohet me dron/ Wake Up
02/07 09:12
Mot sot me diell dhe temperatura të larta/ Wake Up
02/07 09:11
Karrikuesit, pjasteri, frigoriferi etj, paisjet që duhet të tregojmë kujdes në shtëpi/ Wake Up
01/07 10:25
Kush janë influencerat që i kanë borxh shtetit 30 milionë euro?/ Wake Up
01/07 10:24
“Automjetet që transportojnë lëndë djegëse nuk duhet të qarkullojnë në këto orare”/ Wake Up
01/07 10:18
Zjarr në mes të rrugës/Sendet që nuk duhen mbajtur në makinë gjatë këtyre ditëve/ Wake Up
01/07 10:18
Ekologjisti austriak: Të pastrohet Vjosa, rrezikohet statusi në BE!/ Wake Up
01/07 10:16