Italia është prekur më shumë se çdo vend tjetër i Europës nga koronavirusi. Bilanci i vdekjeve dhe infektimeve atje shtohet dita-ditës, e pavarësisht përpjekjeve të tyre të lavdërueshme dhe vetëmohimit, mjekë e infermierë shpeshherë e gjejnë veten në situatën e dëshpëruar që nuk arrijnë dot t`i ndihmojnë ashtu siç do të donin pacientët e goditur prej koronavirusit.