“Revizori” tek ArtTurbina, vepra e Gogol në regjinë e Driada Dervishit
09/01/2020 20:44

E shkruar në vitin 1836, komedia “Revizori” konsiderohet si një ndër kryeveprat e shkrimtarit rus Nikolaj Gogol. Kjo komedi nën regjinë e Driada Dervishit çel stinën e shfaqeve në ArTurbina për këtë vit. Çfarë pritet të shohë publiku me Revizor-in tënd? “Për mua është kënaqësi që menjëherë pas dhjetorit më Shirlin vij kaq shpejt. Durrësi vjen me shpresë të madhe pas gjithë ngjarjes dhe për të harruar shumë gjëra dhe për të sjellë një pjesë e cila i flet shumë realitetit. Një komedi brilate sa absurde aq edhe komike.” Nën interpretimin e Gentian Zenelit, Amos Zaharisë, Adelina Mucës, Suela Bakos etj, vijnë personazhet groteskë që janë të gatshëm të bëjnë gjithcka për të mos humbur pushtetin. Janë përsonazhe që ne i hasim kudo. Janë personazhe të një administrate tejet korruptuar, mjaft mediokre, e cila ka vetëm një qëllim, si e si të ruajë pushtetin e saj. Gogoli e vendos ngjarjen në një qytet të vogël, ku grykësia dhe rryshfeti mbizotërojnë. Por gjenialiteti i tij bën që kudo e në cdo kohë të tingëllojë e tanishme. Dervishi e vendos “Revizori-n” në serinë e një sërë komedish. Duket se ke një prirje drejt komedisë? I pëlqen dhe e ve shpesh në skenë, pse vetëm komedi? “Unë përpiqem të gjen një histori të bukur, që të komunikojë. Njerëzit nuk vijnë vetëm për të qeshur. mendojnë dhe ne e dimë shumë mirë që nga Shirli, që njerëzit janë emocionuar dhe dalin me sytë me lot dhe publiku pyet shpesh; A është komedi? Mua më vjen keq, sepse mund të ketë njëlloj anashkalimi të atyre që e ndjekin dhe e duan dramën.” Duke filluar prej të enjtes, shfaqja “Revizori” do të vijë me një kast të njohur aktorësh. 90 përqind e tyre i përkasin teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, dhe jo vetëm Durrësi, por gjithë Shqipëria ka nevojë të qeshë përgjatë 2020.

Top Channel/ Nderohet Mirush Kabashi, aktorit iu akordua titulli “Qytetar Nderi” pas vdekjes
17/04 21:50
Top Channel/ Komedia e autorëve grekë në shqip, “Natën e mirë me burrin tim” shfaqet në Gjirokastër
16/04 16:31
Top Channel/ 100 vjetori i Jup Kastratit/ Përkujtohet vepra e profesorit, autor i 40 librave
15/04 19:58
Top Channel/ Gjirokastër, “Mes tingujve të dashurisë”, recitali i violinistit 16-vjeçar Martin Xuxi
15/04 15:35
Top Chanenl/Artizani që nuk pushon kurrë/ Josif Muça 82 vjeç ende bën punime druri: puna është jetë!
13/04 12:26
Top Channel/ Shfaqet “Guximi” në Vlorë! Filmi, një distribucion i i “Top Channel films”
12/04 12:49
Top Channel/ Çmimet “Lumo Skëndo”/ Fitues shpallet Ilir Ikonomi me librin “Fan Noli-Apostulli”
11/04 19:58
Top Channel/ “Dashuritë e presidentit”/ Premiera më 11 prill në teatrin kombëtar eksperimental
09/04 19:59
Top Channel/ Pasioni për pikturën, thirrja e 18 vjeçarjes nga Lezha: Mos u dorëzoni kurrë
09/04 12:41
Top Channel/ Akademia e të rinjve/ Bëhet anëtare e akademisë globale të të rinjve
08/04 20:11
Top Channel/ Çmimet “At Zef Pllumi”! Ndahen vlerësimet, Preç Zogaj fiton me romanin “Nata”
08/04 15:44
Top Channel/ Çmimet “At Zef Pllumi”, ndahen vlerësimet në konkursin ndërkombëtar të letërsisë
08/04 12:42
Top Channel/ Korçës i kthehet orkestra simfonike, koncert me rastin e 100 vjetorit të krijimit
07/04 20:16
Top Channel/ Margarita Xhepa festoi 90-vjetorin, rrëfimi i ikonës në “Exlusive”
07/04 20:07
Top Channel/ “Pranvera në Liss”/ Koncert recital, i riu Erlis Kuçana tërhoqi vëmendjen e publikut
07/04 12:30
Top Channel/ Artizanët në Elbasan/Tradita trashëgohet ndër breza, nismë për të promovuar të rinjtë
07/04 12:25
Top Channel/ Filmi “Guximi”/ Nga nesër shfaqet në kinema nga Top Channel Films
06/04 19:53
Top Channel/ “Dy italianë në lindjen e largët”!Ekspozitë në Shkodër me historinë e dy fotografëve…
06/04 12:32
Top Channel/ “Udhëtarët e kotësisë”, Helidon Haliti hap në Shkodër ekspozitën më të madhe të tij
05/04 15:30
Top Channel/ Klasikët n’Lissus/ Lezhë, koncert me muzikë dhumë nga nxënësit e shkollës Besëlidhja
04/04 16:01