Reja: Të mësojmë nga gabimet/ Hysaj premton një ndeshje të veçantë me Francën
16/11/2019 19:37

Kombëtarja shqiptare mbyll kualifikueset e Euro 2020 me sfidën ndaj Francës që do të luhet në Air Albania Stadium dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb. Sipas trajnerit Reja për kuqezinjtë është e rëndësishme që në këtë ndeshje të mësojnë nga gabimet e bëra ndaj Andorrës. “Kur hyn në fushën e lojës duhet të mendosh për fitoren cilëndo skuadër ke përpara. me Andorrën gabuam dhe ishte më shumë gabim psikologjik. Është mirë të harrojmë këtë ndeshje por duhet të mendojmë edhe këtë që Andorra nuk shënonte prej 9 vitesh dhe ndaj nesh shënoi 2 gola. Ndaj Francës motivimi është i madh duke marrë parasysh edhe nivelin e skuadrës e për më tepër Franca nuk mbyllet si Andorra. na lejon të dalim në lojën tonë dhe disa raste do t’i kemi edhe ne që duhet t’i shfrytëzojmë”, u shpreh Edoardo Reja, trajner i Kombëtares. Reja theksoi se skuadra e tij pavarësisht mungesave që ka lojtarë që mund t’i zëvendësojë. “Kemi kemi, 4 lojtarë janë të padisponueshëm. Cikalleshi, Abrashi, Xhaka, por kemi një skuadër me lojtarë që janë të barabartë në vlere. Ndaj Francës do të jetë e vështirë, është një skuadër e fortë por jo gjithnjë fiton më i forti. duhet të përdorim jo vetëm zemrën, por edhe trurin sepse duhet të tregohemi inteligjentë për t’u përballur me skuadra të tilla”, tha Reja. Përkrah trajnerit Reja, në konferencën për shtyp ishte kapiteni Elseid Hysaj që theksoi se skuadra duhet të respektojë stadiumin e ri “Ndaj Andorrës hymë me një mentalitet të ulët. duhet të kishin hyre me më shumë forcë me më shumë agresivitet. E kuptuam këtë gabim dhe në ndeshjen me Francën do të hyjmë me një mentalitet tjetër. do jetë një ndeshje e veçantë, pasi nuk e kemi ëndërruar një stadium të tillë. Do të mundohemi ta respektojmë këtë stadium me një ndeshje të mirë dhe ndoshta edhe me një fitore”, deklaroi Elseid Hysaj, futbollist i Kombëtares.

Top News – Juventus në Shtëpinë e Bardhë. Takim me Donald Trump që…flet për luftën Izrael-Iran
19/06 11:37
Top News – Pas 26 vitesh në krye të Teutës/ Largohet presidenti më jetëgjatë, Edmond Hasanbelliu
18/06 13:25
Top Channel/ Hafizi analizon Kombëtaren: Sylvinho të largohet, nuk ka mësuar nga gabimet
13/06 22:53
Top Channel/ Sot Letoni-Shqipëri! Ndeshja për Botërorin do transmetohet në Digitalb
10/06 19:59
Top Channel/ Sot Letoni-Shqipëri/ Ndeshja e kombëtares kuqezi transmetohet në Digitalb
10/06 16:07
Top Channel/ Shqipëria kërkon tre pikët nesër në transfertën Sylvinho: Kujdes Letoninë
09/06 22:23
Top Channel/ Ndeshja me Serbinë, përkthyesi shqiptar rrëfen çfarë i tregoi trajneri Stojkoviç
09/06 22:11
Top Channel/ “Serbët i falënderuan shqiptarët”, përkthyesi nxjerr blof federatën në Beograd
09/06 22:11
Top News/ Në prag të sfidës me Letoninë. Trajneri Sylvinho-është shumë e rëndësishme
09/06 19:10
Top Channel/ “Manaj është titullar, penalltitë i vendos unë”/ Sylvinho flet para duelit me Letoninë
09/06 18:18
Top Channel/ Ylli: Jam president vullnetar, s’kam nevojë për lekët e KOKSH!Zhupa:Mos qaj hallin tonë
09/06 17:50
Top Channel/“Këtu vijmë për tre pikët”/ Asllani:Letonia ka trajner italian, e di mirë si punojnë ata
09/06 17:26
Top News – E pabesueshme te Polonia. Lewandowski braktis kombëtaren, iu hoq shiriti i kapitenit
09/06 13:01
Top Channel/ Kampionati i policëve, ekipet nga disa shtete garuan mes tyre në qytetin e Shkodrës
08/06 12:32
Top Channel/ Himni kombëtar ushton në stadiumin “Arena Kombëtare” në prag të fillimit të ndeshjes
07/06 21:05
Top Channel/ Vogëlushët shqiptarë në krah të lojtarëve serbë bëjnë me duar shqiponjën dykrenare
07/06 21:04
Top News/ ‘Mora fjalë’ dhe blica të ndezur. Atmosferë elektrizuese nga tifozët kuqezi në stadium
07/06 20:52
Top Channel/ Me duartrokitje e brohoritje, tifozët presin në fushë lojtarët e Kombëtares
07/06 20:24
Top Channel/ Tifozët shqiptarë presin ekipin serb me këngën e Adem Jasharit teksa futen në fushë
07/06 20:23
Top Channel/ Nga Milani te Kombëtarja, Igli Tare në stadium me djalin e tij për të ndjekur ndeshjen
07/06 20:19