“Qeveria kundër qeverisë”/ Në mungesë të opozitës, oponencën e bëjnë ish-ministrat
22/11/2019 20:00

Protesta studentore nxiti kryeministrin Rama ta riformatonte qeverinë e tij duke larguar nga detyra disa nga ministrat kryesorë. Ata tashmë në Kuvend po bëjnë një oponencë të fortë për pasuesit në qeveri. I pari që u dallua ishte ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili e përjetoi keq largimin nga detyra. Në kohën kur opozita jashtëparlamentare fliste për lidhje të qeverisë me oligarkët, ja cila ishte deklarata e Bushatit në Kuvend. “Më shqetëson përqendrimi i të ardhurave në një grusht njerëzish, më shqetëson prirja jonë për zgjidhje të lehta në vend që të punojmë për modele të qëndrueshme. Edhe pse kam respekt maksimal për kapitalin, më shqetëson që ne vazhdojmë të eksportojmë kapital njerëzor 30 vite pas shembjes së regjimit komunist”, shprehet Ditmir Bushati. Ministri i dytë shumë aktiv në kritika për pasardhësen e tij është Arben Ahmetaj duke e vënë në pozitë aspak komode pasardhësen Anila Denaj kur ajo prezantoi projektbuxhetin. Ahmetaj fliste në komisionin parlamentar të ekonomisë, për punë të dobët në mbledhjen e të ardhurave nga administrate tatimore. “Të ardhurat e ulëta, shpërblimi për pensionistet premtim i mazhorancës, rritja e pagave e munguar”, ka thënë Arben Ahmetaj. Ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk ia kurseu kundërshtitë pasardhësit Sandër Lleshaj, kur gjenerali ministër, i kërkoi parlamentit ndryshime në ligjin e vetingut në polici. Në krahasim me ish ministrat Bushati, Xhafaj dhe Ahmetaj, ish ministri Damian Gjiknuri ka patur doza kritike të ulëta por nuk ka hezituar ti dërgoj një video mesazh pasardhëses së tij Belinda Ballaku e cila sapo morri detyrën ka zhbërë shumë vendime dhe tendera të bëra në kohën kur transportet i drejtonte Damian Gjiknuri. Ky I fundit reagoi disa javë përpara se Balluku të anulonte edhe një tender për rrugën Kardhiq-Delvinë. Gjiknuri kërkonte që ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH të çonin përpara këtë projekt rrugor. Por qershia mbi tortë e oponencës së ish ministrave të qeverisë Rama ndaj qeverisë Rama2, ishte ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja. Në kulmin e një fushate për të rritur sigurinë ushqimore, ish ministri doli në krah të bizneseve abuzuese dhe kundër Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke propozuar në Kuvend një amendament për faljen e gjobave të 70 biznese. Kundër propozimit të ish ministrit u vendos e gjithë qeveria dhe mazhoranca me vendim politik ja rrëzoi propozimin. Megjithatë Beqja loboi dhe siguroi 31 vota pro.

Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32
Top News- Rama skanon Bashkinë e Tiranës/ Pjesë e takimit e deputetët, kërkon prezencë në terren
03/07 22:01
Top Channel/ Rama “shkund” Bashkinë e Tiranës: Kujdes me zënien e trotuarëve, mos bëhet si Vlora
03/07 21:48
Top Channel/ Pas Vlorës, Rama shkund Bashkinë e Tiranës! Takim me drejtorët dhe deputetët e rinj
03/07 20:23
Top News- Rama mbyll takimin me deputetët e Tiranës, kreu i qeverisë largohet i pari
03/07 20:03
Top Channel/ Pas Vlorës, Rama shkund Bashkinë e Tiranës! Takim me drejtorët dhe deputetët e rinj
03/07 19:37
Top Channel/ Tabaku nga Kuvendi: Shqipëria s’ka nevojë për tallje dhe propozime shkel e shko
03/07 18:42
Top Channel/ “Ka paqartësi”/ Mazniku sqaron Tabakun për projektligjin për bashkëpronësinë
03/07 18:09
Top News – Paralajmërimi për mbylljen e AKU. Shehu: E rrezikshme! Rama po shkel kuvendin
03/07 17:22
Top News – ‘Nëse do fustan e taka, ja jap.’ Kryemadhi akuza ndaj Tedi Blushit: Më largoi Ilir Metën
03/07 17:20
Top Channel/“Në Strasburg u shokuan kur panë…”, Vokshi: Na thanë ‘Kështu doni të hyni në Europë?’
03/07 15:31
Top Channel/ Berisha zbulon bisedat në Asamblenë e OSBE: Ju çuam fakte për zgjedhjet
03/07 15:29
Top Channel/ Kryemadhi nxjerr kartën bankare, shpërthen ndaj Tedi Blushit
03/07 15:29
Top Channel/ Seanca e fundit, deputetët që s’do jenë më japin mesazhin e tyre
03/07 15:28
Top Channel/ Rama “tërmet” në Vlorë, shkrin gjithë bashkinë!
03/07 15:27
Top Channel/ Balla replikon me Tabakun për bujqësinë, ministri i kthehet Vokshit: Ti nuk bëhesh!
03/07 15:19
Top Channel/ “Fshati nuk jeton më si dikur”, Tabaku: Politika ka dështuar, fshati ka nevojë për…
03/07 15:10
Top Channel/ Gjekmarkaj: 11 maji farsë zgjedhore, Berisha u godit politikisht
03/07 13:44
Top Channel/‘Nuk po dal si servil nga ky Parlament’, Sula mbyll fjalimin e fundit me batutën e Ramës
03/07 13:22