Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian kaloi njëra pas tjetrës rezolutat për Serbinë dhe Kosovën. Ndërsa eurodeputët vunë theksin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, konkretisht përpara samitit të qershorit, në rezolutën për Kosovën kërkohet një horizont i ri për integrimin e vendit në BE.