Panairi i librit në Durrës, prezantohen mbi 60 mijë tituj
10/08/2018 15:04

Është çelur në Durrës edicioni i tretë i panairit ndërkombëtar të librit shqip “Durrës Script”. Si çdo vit, organizatorët kanë zgjedhur sërish muajin gusht, pikun e sezonit turistik për ta sjellë librin shqip më pranë pushuesve të shumtë dhe qytetarëve durrsakë.