Palmer: Nuk mund të shohim asnjë integrim nëse nuk ka negociata me Serbinë
01/11/2019 20:04

Përfaqësuesi i posacëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka kërkuar nga Kosova që të angazhohet seriozisht për dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë. Palmer, bëri një bashkëbisedim me studentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë ku u ndal edhe tek zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, që sollën fitoren e Lëvizjes vetëvendosje. Ai tha se SHBA mbështet orientimin e votuesve kosovarë për ndryshim. “Votuesit u shprehën qartë për ndryshim dhe duket se votuesit mbështetën qartë partinë që shprehu qartë parimet kundër korrupsionit si dhe parimet për zhvillimin ekonomik më të madh e më të fokusuar. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përqafojnë këto qëllime”, shprehet Palmer. Palmer inkurajoi qeverinë e re të Kosovës që krahas prioriteteve të brendshme, të merret edhe me dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit të raporteve. “Në vend se ta shohim dialogun si shpërqendrim, konsiderojeni normalizimin si trasim për prosperitet dhe drejtësi, shton Palmer. Ai tha se nuk sheh përparim për integrimin e Kosovës dhe rajonit, pa arritjen e marrëveshjes së normalizimit me Serbinë. “Shtetësia e juaj është e pakthyeshme dhe tani ju duhet normalizimi”, tha Palmer, duke ritheksuar qëndrimin e SHBA-së në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Më herët, Palmer u takua me presidentin e Kosovës Hashim Thaci si edhe disa përfaqësues të partive politike.

Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03
Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52
Top News – ‘Diskutuam gjerë e gjatë…’. Kurti pas takimit me Osmanin për ngërçin e KuvenditNDIT
02/07 14:39
Top News- Mbyllja e USAID për Kosovën/ Ish-ambasadori: E ndihmuam të dalë nga spastrimi etnik
02/07 13:45
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani takohet me udhëheqësit e partive politike
02/07 12:49
Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04
Top News- Fondet e BE mbeten ‘pezull’/ Kos: Presim që të formohet qeveria e re në Kosovë
01/07 16:47
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52
Top News- Sulmi terrorist në Banjskë/ Komandanti i KFOR- autorët të dalin para drejtësisë
01/07 12:21
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:47
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:45
Top News- Kurti i hapur për takime me opozitën/‘Kam ofruar dy kompromise për zhbllokimin e Kuvendit’
30/06 14:52