Në Shtëpinë Tonë/ Pediatret rekomandojnë hurmën e Arabisë për fëmijët
22/05/2019 11:42

Hurma e Arabisë është një bimë në familjen palmë, që kultivohet për frutat e saj të ëmbla. Vendi i origjinës është i panjohur, për vet faktin se është shumë e lashtë. Hurmat e Arabisë janë tradicionale në Irak, Arabi dhe në Marok. Ato përmenden më shumë se 50 herë në bibël dhe 20 herë në kuran. Në kulturën islame, hurmat e Arabisë janë ushqimi i parë që konsumohet për iftar.