“Ndikuesit”, Budini vendos gazetarët përballë politikanëve
08/11/2019 19:55

Është e vështirë të kuptosh historinë politike nëse në radhë të parë nuk analizon rolin e ndikuesve. “Influencers” i njohim ata më shumë sot në rrjetet sociale. E megjithatë kësaj here bëhet fjalë për njëlloj tjetër ndikuesish. Ata janë gazetarët, të cilët Belina Budini i vendos përballë politikanëve, në librin e saj më të fundit “Ndikuesit”. Por a janë me të vërtetë ata ndikues. A është ky një titull miklues apo me ironi? “Unë flas për ndikues politikë natyrisht. Flas për gazetarë politikë, të cilët kanë vullnetin për të ndikuar. E shprehin bindshëm vullnetin për të ndikuar. Dalin nëpër pozicione ose në rivalitet politik gjithkund përballë poltikanëve, përballë audiencave, përballë njëri- tjetrit”, shprehet Velina Budini, autore e librit. Një ilustrim viziv të vullnetit për ndikim, Bujar Kapexhi e bën nëpërmjet kësaj kopertine, me dy tituj që autorja ka zgjedhur t’i quajë Ndikues dhe Influencers. “Për njëlloj ironie është bërë krahasimi me influencers, sepse Influencers njihet që i përkasin më tepër botës së mediave sociale, rrjeteve sociale, Instagramit etj. Por c’është e vërteta rolin e këtyre blogerve apo ndikuesve në rrjetet sociale prapë e kanë zënë kryesisht figurat e analizës politike, le të themi këta ndikues që unë kam marrë në shqyrtim në librin tim”, deklaron Budini. Nëpërmjet 20 intervistave me figurat kryesore të gazetarisë, me pyetje që prekin marrëdhëniet e tyre me pushtetin apo politikën, Budini përcakton kështu edhe rolin e këtyre gazetarëve. “Roli që mbizotëron është ky i ndërveprimit dhe i përzierjes me politikën, që krijon edhe keqkuptime të shumta se ku ndahet politikani nga gazetari”, shton ajo më tej. Përveç ndërvepruesit me politikën, Budini nuk harron të bëjë edhe antitezën me rolin tjetër të gazetarit. Atë të ndarjes nga politikani e të qenurit më besnik ndaj faktit e të vërtetës.

Top Channel/ Homazhet për Gaqo Çakon, mbrëmja e festivalit “MIK” iu kushtua artistit të madh
13/07 12:25
Top Channel/ Portokalli në Gjirokastër! “Verë dhe Portokalle” elektrizon sheshin kryesor të qytetit
09/07 12:28
Top Channel/ “Verë dhe portokalle” në Tepelenë, qindra qytetarë shijuan spektaklin
08/07 19:55
Top Channel/ Rikthehet “mik festival”, këtë vit do të marrin pjesë artistë shqiptarë e të huaj
07/07 19:54
Top News- Kultura e Egjiptit vjen në Tiranë! Një javë dedikuar artit dhe trashëgimisë së këtij vendi
07/07 18:59
Festa e kulturës së Suedisë në zemër të Shqipërisë – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
04/07 20:30
Top Channel/ Mahnitëse në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet një kullë guri mijëra vjeçare
03/07 15:41
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51
Top Channel/ Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur
29/06 12:44
Top Channel/ Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra
29/06 12:44
Top Channel/ Gjirokastër, 85 mijë turistë në kala, gjatë verës shkojnë mbi 1 mijë në ditë
29/06 12:26
Top Channel/ Shuhet Mitropoliti i Gjirokastrës! Ndërroi jetë Imzot Dhimitri në moshën 84-vjeçare
29/06 12:23
Top Channel/ Fshati 8,500-vjeçar! Zbulimi i vendbanimit të Linit tregon rrugëtimin e njerëzimit
28/06 15:10
Top Channel/ “Turizëm përmes tingujve”! Orkestra Frymore e Ushtrisë sjell emocion në Gjirokastër
28/06 14:58
Ditët artistike të Javës Kulturore Izraelite – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
27/06 20:30
Top Channel/ “Ekrani i Artit” në Shkodër, edicioni i 8 ku u shfaqën 111 vepra artistike e ekspozita
25/06 09:28
Top Channel/ Festival teatri në Maliq e Pogradec, “Albamono” nis me shfaqjen e parë “Medea”
25/06 09:27
Top News – ‘Kandidati për kandidat’. Çejku, roman satirik për politikën dhe moralin
23/06 17:15
Top Channel/ Mjeshtri i thurjes në Korçë! Avni Kallo ka siguruar jetesën me këtë zanat
22/06 20:21
Top Channel/Në Shkodër të huajt “njihen” me diktaturën/ Turizmi në “Vendin e dëshmisë dhe Kujtesës”
22/06 15:14