“Mite të vjetra moderne”/ Hermon Madhi shpreh revoltën për humbjen e vlerave
22/01/2020 20:09

Me anë të një cikli grafik që e quan “Mite të Vjetra Moderne” Hermon Madhi shpreh revoltën e tij ndaj denatyralizimit të botës njerëzore që e orientojnë shoqërinë drejt humbjes së vlerave. Sipas tij po jetojmë në një botë pak të ndjeshme. “Në një këndvështrim timin e shikoj që shoqëria moderne është pak e thatë. Kemi të bëjmë me nje njeri të programuar, të kontrolluar, skllav i rrjeteve sociale ose disiplinës, shpesh shenjtëron paranë. Në fakt bota është shumë më e dashur, më e bukur se kaq, sepse është vetë njeriu që e bën të bukur. Dhe njeriu nuk mund të rrojë dot pa emocione. Imagjinoni një njeri që s’qan apo s’qesh”, tha Hermon Madhi. Ju thoni që arti është një balancë midis logjikës dhe emocionit, si ka mundësi? Është, sepse njeriu ndërton një të ardhme në bazë të logjikës, ku ai i balancon situatat. Natyrisht që është emocion, sepse ruan befasinë në rrugën e tij, të cilën ai se programon dot. Sipas artistit heronjtë mitikë mbeten modern, sepse ata flasin gjithmonë duke qenë të sinqertë me ne, pavarësisht nga koha dhe shijet. Cilat janë temat e prekura? Shoh më shumë histori dhe letërsi. “Janë fragmente nga historia, mitologjia dhe bible dhe në një moment i kam parë ashtu siç i sheh një njeri sot. Ku shpesh një element e merr dhe e përdor sipas interesit të tij. Gjë që është normale, sepse brenda një historie përpiqet të gjejë atë që i intereson”, tha Madhi. Në realizimin e këtij cikli është përdorur rapidografi, me të cilin Madhi ka skalitur çdo hollësi. Ju thoni që teknologjia nuk e realizon dot këtë, vetëm puna e dorës apo jo? “Po. Puna e dorës, sepse teknologjia mund të realizojë shumë gjëra të mrekullueshme, por është njëlloj si fara e një bime të shëndetshme dhe ka nevojë për dorën e njeriut.”, shton ai. Ekspozita qëndron ne COD, Qendrën për Hapje dhe Dialog./Jetona Kocibelli/

Festa e kulturës së Suedisë në zemër të Shqipërisë – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
04/07 20:30
Top Channel/ Mahnitëse në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet një kullë guri mijëra vjeçare
03/07 15:41
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51
Top Channel/ Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur
29/06 12:44
Top Channel/ Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra
29/06 12:44
Top Channel/ Gjirokastër, 85 mijë turistë në kala, gjatë verës shkojnë mbi 1 mijë në ditë
29/06 12:26
Top Channel/ Shuhet Mitropoliti i Gjirokastrës! Ndërroi jetë Imzot Dhimitri në moshën 84-vjeçare
29/06 12:23
Top Channel/ Fshati 8,500-vjeçar! Zbulimi i vendbanimit të Linit tregon rrugëtimin e njerëzimit
28/06 15:10
Top Channel/ “Turizëm përmes tingujve”! Orkestra Frymore e Ushtrisë sjell emocion në Gjirokastër
28/06 14:58
Ditët artistike të Javës Kulturore Izraelite – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
27/06 20:30
Top Channel/ “Ekrani i Artit” në Shkodër, edicioni i 8 ku u shfaqën 111 vepra artistike e ekspozita
25/06 09:28
Top Channel/ Festival teatri në Maliq e Pogradec, “Albamono” nis me shfaqjen e parë “Medea”
25/06 09:27
Top News – ‘Kandidati për kandidat’. Çejku, roman satirik për politikën dhe moralin
23/06 17:15
Top Channel/ Mjeshtri i thurjes në Korçë! Avni Kallo ka siguruar jetesën me këtë zanat
22/06 20:21
Top Channel/Në Shkodër të huajt “njihen” me diktaturën/ Turizmi në “Vendin e dëshmisë dhe Kujtesës”
22/06 15:14
Top Channel/ Dasma hasiane, veshjet popullore dhe muzika tradicionale u kthyen në spektakël
21/06 12:50
Top Channel/ “Kujtesa e mesdheut”! 700 vepra nga shekulli XIV-XIX në Bibliotekën Kombëtare
19/06 12:26
Top Channel/ “Çfarë pa shërbëtorja”! Komedia me regji të Kiço Londos në skenën e Teatrit Kombëtar
19/06 12:24
Top Channel/ Klasat e qëndisjes, artizanët në Gjirokastër promovojnë kulturën e traditën te turistët
18/06 12:37
Top News – Jenny e ‘Ace of Base’, koncert në Tiranë. Zëri ikonik pushton sheshin ‘Skënderbej’
16/06 21:18