Kur të vjedhin identitetin online! – Ora e Tiranës
21/10/2019 19:00

Përtej avantazheve, epoka e internetit ka sjellë edhe një sërë problemesh, që kanë të bëjnë kryesisht me privatësinë apo ruajten e imazhit të përdoruesve. Vjedhja e llogarive, e fotove, hapja e adresave në emër të dikujt tjetër apo mashtrimet online, njihen si krime kibernetike. Të dhënat e Policisë së Tiranës, flasin për rreth 50 vepra që lidhen me krimin kibernetik vetëm gjatë këtij viti. Shifra mund të jetë shumë më e lartë, pasi jo të gjithë i raportojnë këto akte. Sot, në “Ora e Tiranës” do të flasim pikërisht mbi këtë problematikë, me qytetarë dhe ekspertë.