Ish-presidenti Moisiu: Taksa 100% ndaj Serbisë ka qenë veprim i duhur
18/11/2019 20:24

Ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu thotë se vendimi i Qeverisë Haradinaj për taksën 100% ndaj Serbisë ka qenë i duhur, kurse, korrigjimi i kufijve është ndërkombëtarisht i rrezikshëm. Sipas tij, Kosovës po i bëhet padrejtësi sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. Moisiu, në një intervistë për KosovaPress, thotë se qeveria e re e Kosovës duhet të jetë largpamëse sa i përket çështjes me Serbinë dhe duhet gjetur mënyrën për marrëveshje me shtetin fqinj. Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për Moisiun kanë shumë rëndësi meqë nuk mund të vazhdohet pafundësisht me gjëra pezull. Sipas tij, ka qenë e nevojshme t’i tregohet Serbisë që Kosova ka “Zot shtëpie” e kjo u bë me vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Moisiu thotë taksa tashmë e ka arritur efektin e saj dhe duhet parë me kujdes si të vazhdohet tutje në këtë çështje. “Kosova mori një masë të mirë për ngritjen e taksave, për mua ky vendim ka qenë me vend, për t’i thënë, thotë një fjalë e vjetër, konaku ka zot, që ta kuptojë më mirë. Por tani kjo duhet parë, unë mendoj që qëllimi u arrit, për vendosjen e taksës, qëllimi ka qenë që Serbia ta ketë parasysh që Kosova vendosë vet për gjëra te veta, ne dëgjojmë të tjerët por vendosim edhe vet, dhe mendimin tonë e kemi të parin”, ka thënë ai. Ish-presidenti shqiptar konsideron se Qeveria e re e Kosovës nuk duhet të merret me problemet ditore por me atë se çka do të bëhet tutje, ose siç thekson ai, duhet të jetë largpamëse. Sa i përket shtetit të Serbisë, ai mendon që nuk do të mund të vazhdojnë gjatë me kokëfortësi, ndërkohë që shprehet se nuk i kupton deklaratat e politikanëve serbë: “Kosova është zemra e Serbisë”, meqë 95% e popullsisë në Kosovë janë shqiptarë. “Serbët i njohim e dimë si është, Kisha serbe gjithashtu e dimë si është, megjithatë jetojmë në Ballkan, i kemi fqinjë dhe me fqinjë duhet gjetur mënyrën si të bëhet marrëveshje. Shpesh unë përdor një shprehje: ‘mikun dhe shokun mund të zgjedhësh por fqinjin ta jep Zoti’. Prandaj duhet gjetur mënyrën si të merresh vesh. Dhe, unë gjykoj që duhet menduar hapat qeveria e re që po krijohet tani, duhet t’i mendojë këto gjera me kujdes, duke parë perspektiven, duhet të jetë më largpamëse, nuk është puna të problemet ditore, problemi është çka do të bëhet me tej. Unë mendoj që edhe Serbia nuk mund të vazhdojë gjatë kështu me këtë kokëfortësi. Janë thënë budallaqe: ‘Kosova është zemra jonë’, si mund të jetë Kosova zemra e Serbisë me 5 për qind serbë e 95 për qind shqiptarë, këtë nuk e marr vesh, këtë nuk e kupton asnjëri. Por nacionalizmi i tërbuar i ka kë to gjëra”, thotë ish-presidenti shqiptar.

Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52
Top News – ‘Diskutuam gjerë e gjatë…’. Kurti pas takimit me Osmanin për ngërçin e KuvenditNDIT
02/07 14:39
Top News- Mbyllja e USAID për Kosovën/ Ish-ambasadori: E ndihmuam të dalë nga spastrimi etnik
02/07 13:45
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani takohet me udhëheqësit e partive politike
02/07 12:49
Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04
Top News- Fondet e BE mbeten ‘pezull’/ Kos: Presim që të formohet qeveria e re në Kosovë
01/07 16:47
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52
Top News- Sulmi terrorist në Banjskë/ Komandanti i KFOR- autorët të dalin para drejtësisë
01/07 12:21
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:47
Top News- Kosova ndalon importin e gjedhëve nga Italia/ Shfaqet sëmundje virale e lëkurës
30/06 16:45
Top News- Kurti i hapur për takime me opozitën/‘Kam ofruar dy kompromise për zhbllokimin e Kuvendit’
30/06 14:52
Top News- Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte/ Dyshohet se vr*në 2 civilë e torturuan të tjerë
30/06 12:36
Top News- Pa konstituim, nuk ka pushime! Deputetët e Kosovës duhet të kthehen në Kuvend çdo 48 orë
30/06 10:11
Top Channel/ Kosovë, kriza vazhdon! Dështon seanca e 39-të, opozita kundërshton propozimin e LVV
29/06 15:10
Top Channel/ Gazetarja kap “mat” Kurtin! Kryeministri: Gjeni një vend ku partia e parë ishte…
29/06 15:08
Top Channel/ ‘Kriza’ vijon në Kosovë, deputetët u bien tavolinave
29/06 12:22