Porta hyrëse drejt malit të Korabit, është fshati Radomirë. Në bjeshkët e Dibrës dhe 35 km larg Peshkopisë, Ilnisa Agolli na zbulon një copë të gjelbër magjike e cila të befason nga bukuria e lëndinave, maleve dhe përroit përrallor të Veleshicës. Por surpriza më e madhe aty janë banorët, të cilët nuk ngurrojnë të hapin dyert dhe të shtrojnë sofrën për çdo vizitor që shkel në vendin e famshëm të shtegtimit të deleve. Po historia e këtij fshati cila është? Këtë e zbulon banori më vjetër 99-vjeçar aty. Por çfarë ndodh tjetër në Radomirë? Po odat kuvendore të burrave me lëkurë dashi shtruar, si vazhdojnë të jenë?