Frika dhe magjia pushtojnë Kodrën e diellit në Tiranë/Festimi i Halloween më i veçantë në qytet
02/11/2019 18:13

Festimi i Halloween më i veçantë në qytet “Ishte fantastike, na u duk si Viti i Ri. Sot njoha edhe komshinjtë që nuk munda të njoh gjatë tërmeteve” – Ermir Mamaqi, Banor në Rezidencën Kodra e Diellit Data 31 Tetor shënon një festivitet shumë të veçantë që mbahet në shumë vende të botës: Halloween. Halloween është një festim ndërkombëtar, që njihet si dita kur përkujtohen të vdekurit, shpirtrat dhe e mbinatyrshmja. Edhe pse origjinon si festivitet pagan, versioni modern i kësaj dite në kohët e sotme përqafohet nga kushdo. Dita e Halloween karakterizohet nga festat tematike për të gjitha moshat dhe veshja me kostume dhe maska, si karaktere të frikshme, super-heronj, personazhe të njohur, etj. Prej më se një dekade, në Shqipëri organizohen festa dhe aktivitete në mbrëmjen e Halloween, më 31 Tetor, që frymëzohen më së shumti nga kultura Amerikane e festimit të kësaj dite. Ka patur ndër vite shumë festa të organizuara me këtë temë, konkurse virtuale për kostumin më të bukur nga personazhet publike, aktivitete nëpër shkolla për fëmijët, si dhe evente rezervuar më të rriturve. Këngëtarë të mirënjohur zhvillojnë mbrëmje të veçanta specifikisht për Halloween, ku dhurojnë spektakël dhe muzikë deri në mëngjes. Tradita që spikat për Halloween është dekorimi me natyrë të frikshme i fasadave të shtëpive dhe ambienteve të përbashkëta, si dhe trokitjet në derë, shtëpi pas shtëpie nga grupe fëmijësh të veshur me kostume. Gjatë trokitjeve derë më derë fëmijët thërrasin “rreng ose gostitje” apo në anglisht “trick or treat” dhe kërkojnë që t’u ofrohen qerasje, karamele e çokollata ose do të punojnë rrengje ndaj asaj shtëpie. Tirana është qyteti më i dalluar për festimin e Halloween. Krijimtaria e spikatur dhe fantazia e shqiptarëve ka sjellë në jetë mënyra nga më të veçantat për festimin e kësaj mbrëmje. Që nga organizimi i festës në një autobus në lëvizje, deri te gara e përvitshme mes bareve, restoranteve dhe diskotekave për të prezantuar risi, duke vendosur dekorin më tërheqës dhe organizuar eventin më argëtues, për të rritur e fëmijë. Këtë vit, një risi spikati më shumë se çdo tjetër: organizimi i festës për Halloween në një kompleks banimi. Rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë organizoi pasditen e 31 Tetorit eventin më të bukur në qytet, që gëzoi fëmijë e prindër. Banorët e rezidencës dhe të komunitetit përreth iu bashkuan festës me maska dhe lojërave të shumta që u zhvilluan me familjet e pranishme. Rezidenca Kodra e Diellit në Tiranë ka dëshmuar më parë afrimitetin dhe lidhjen e veçantë që ekziston mes komunitetit të banorëve, që numëron edhe disa personazhe publike të mirënjohur dhe të spikatur në veprimtaritë e tyre. Dy elementët dalluese të rezidencës e bënin atë vendin më të bukur për të festuar Halloween: Arkitektura me fasada të dekoruara dhe dizajni artistik, si pemë, zogj, apo figurat e famshme të bufit të trupëzuara në fasada, godina, ndriçues dhe përbërës arkitektonikë, si dhe dekori i veçantë i përgatitur specifikisht për Halloween, fantazma fluturuese, shtriga, skelete e kunguj anembanë, silueta të frishme dhe vepra dekorative më e pashoqe, kungulli gjigand i ndriçuar, i vendosur në hyrje të Rezidencës Kodra e Diellit 2, në vendin e projektuar pikërisht për këtë qëllim, vendosjen e simbolikave festive gjatë periudhave përkatëse dhe eventeve të larmishme artistiko-kultuore që organizohen. Më së fundmi, këtë vend e mbajtën vezët e krijuara për festimin e Pashkës. Këtë Halloween, Rezidenca Kodra e Diellit organizoi festimin më të bukur në qytet, që pati qindra pjesëmarrës dhe përfshiu të gjitha moshat, nga bebet e vogla të veshura si zana nga prindërit e tyre, deri tek gjyshërit e maskuar si shtriga e vampirë. Festa filloi në Rezidencën Kodra e Diellit 2, në sheshin kryesor të quajtur “Sheshi i Jetës”, emër ky që merr jehonë edhe nga skulptura e një veze që është krijuar dhe vendosur në mënyrë artistike, si një simbolikë e pikënisjes së jetës. Me të filluar muzika, vendi u “pushtua” nga energjia e pasosur e fëmijëve. Mbrëmja filloi me lojëra dhe muzikë, kërcime dhe konkurse në grup, duke përfshirë edhe prindërit në festime. Më të vegjlit e përjetuan më shumë se kushdo “frikën” që karakterizon Halloween, pasi u trembën nga numri i madh i njerëzve të maskuar që ishin të pranishëm. Mirëpo, qetësinë e gjetën falë surprizës më të papritur të mbrëmjes. Personazhet e dashur të fëmijëve, që Rezidenca Kodra e Diellit kishte planifikuar si surprizë për ta, ia shtuan bukurinë festës. Sapo doli Borëbardha, të gjithë fëmijë vrapuan drejt saj, duke e bërë për një çast edhe atë të frikësohet nga maskat e shumta që vërshuan për t’a përqafuar. I frikshmi Joker vijoi të argëtojë më guximtarët, duke kërcyer e luajtur me fëmijët, të cilët nuk nguruan t’a “mumifikojnë” me letër. Super-heroi i të gjithëve, surpriza më e veçantë për dashamirësit e filmave të tij, qe Spider-Man. Njeriu Merimangë emocionoi dhe u solli nostalgji edhe prindërve, sepse doli në skenë me këngën e mirënjohur nga grupi italian 883, “Hannouccisol’uomoragno”, hiti i kujtimeve për shumë nga prindërit e pranishëm në festime. Kulmoi edhe momenti kur Borëbardha u “sulmua” nga shtriga e frikshme, që u përpoq t’a intrigojë për të ngrënë mollën e helmuar, por turmat me fëmijë e përqafuan Borëbardhën e dashur dhe nuk lejuan që t’i bëhej “keq”. Si qershi mbi tortë, për të kënaqur të gjitha grupmoshat e fëmijëve ishte ftuar Elsa, që i shtoi gjallëri festës me ulërimat e gëzimit që shkaktoi tek princeshat e vogla. Në vazhdim, festa u transferua drejt Rezidencës Kodra e Diellit 1. Gjatë rrugës ndërlidhëse, ku gjendet edhe Projekti i Ri rezidencial me njësi banimi, vila dhe apartamente, që Rezidenca Kodra e Diellit po zhvillon për të mirëpritur më shumë banorë në komunitetin elitar dhe më të lakmuar në Tiranë, fëmijët e kapur dorë më dorë, të udhëhequr nga heronjtë e tyre, personazhet e ftuar dhe prindërit, ulërisnin për të trembur shpirtrat e ligj, ashtu siç e kërkon tradita e festës. Me të mbërritur në sheshin ku ndodhet Globi Artistik, vepra identifikuese e Rezidencës Kodra e Diellit 1, fëmijët u përballën me një tjetër surprizë. Banketi i paramenduar për ta nga organizatorët në Rezidencën Kodra e Diellit ishte mbushur me ëmbëlsira dhe ushqime të pëlqyera nga fëmijët. Pasi “ekzekutuan” çdo pjatë, nën ritmin e muzikës festive, si dhe Borëbardhës, Shtrigës dhe Elsës, fëmijët u drejtuan për te lulishtja, aty ky i prisnin Joker dhe Spider-Man me çokollata dhe karamele, që u përlanë sa hap e mbyll sytë, pasi numri i madh i fëmijëve të pranishëm e ktheu në një garë ku fitonte më i shkathëti. Gjithashtu, prindërit patën mundësinë të njihen më mirë me shërbimet e larmishme që ofrojnë njësitë e shumta të shërbimit në Rezidencën Kodra e Diellit, si SunWellnessCenter, qendra shumë-funksionale me pishina, palestër dhe qendër estetike, dhe BritishSchoolof Tirana, kopshët dhe shkollë britanike brenda rezidencës, ku zhvillohen edhe kurse pas-shkollore për aktivitete të shumta. Njëherazi, familjet e shumta të pranishme patën kënaqësinë të socializojnë dhe njihen më mirë me njëri-tjetrin ndërkohë që fëmijët zhvillonin senaca fotografie me super-heronjtë dhe personazhet e ftuar. Një prej banorëve të Rezidencës Kodra e Diellit, Ermir Mamaqi, me humor u shpreh: “Ishte fantastike, na u duk si Viti i Ri. Sot njoha edhe komshinjtë që nuk munda të njoh gjatë tërmeteve”. Mbrëmja u mbyll magjishëm me ndezjen e balonave të zjarrta dhe lëshimin e dhjetëra prej tyre në qiell, që bëri bashkë fëmijët me prindërit, personazhet e ftuar dhe pjesëmarrësit e shumtë në festimin e mbrëmjes së Halloween në Rezidencën Kodra e Diellit, duke u lënë vend fëmijëve të entuziazmuar për të vijuar me traditën e famshme “trick or treat” në gjueti të ëmbëlsirave.

Top News/ Heidi i tregon Romeos lulen e preferuar- Kur isha e vogël…
18/04 17:01
Top News/ ‘Shihemi në gjysmëfinale…’ Kujt ja shprehu Meritoni këtë deklarat?
18/04 16:36
Top News/ ‘Ua padashje’,Erjola lagu me ujë Eglën, ja veprimi i papritur i banores
18/04 14:09
Top News/ ‘Po përpëlitesh si peshku pa ujë’/ Çfarë ndodhi mes Meritonit dhe Erjolës ?
18/04 11:18
Top News/ ‘Është biznesmene dhe modele’, Liami flet për partneren
18/04 11:16
Top News / U zgjodh lideri i shtëpis, Kush e shtypi butonin e kuq ?
18/04 11:07
Top News/ ‘Pse burrat vrasin gratë?’, 1 minutë heshtje për gratë e vrara në Kosovë
18/04 11:03
Top News/ ‘Të kam xhan…’,Romeo drejt krijimit të këngës së dytë në Big Brother
18/04 10:58
Top News/ Roza then gotën – Mjaft!, Juli debaton ashpër me Romeon
17/04 11:44
Top News/ Debati i ashpër, Juli i mbyll derën Romeos, tërheq Rozën mënjanë
17/04 11:43
Top News/ Banorët debatojnë ashpër, Graciano i bie gotës për t’i qetësuar
17/04 11:41
Top News/ ‘Ju shtypim si lecka’, Erjola shpërthen në lot, Juli e tërheq mënjanë
17/04 11:40
Top News/ Kush janë dy banorët që shkojnë ‘kokë më kokë’ në nominim?
17/04 11:04
Top News/ I përmendi ish-shokun bixhozxhi që zinte be, Juli i kthehet ashpër Meritonit
17/04 10:10
Top News/ Egla e përlotur, Graciano i qëndron pranë, Çfarë ndodhi me banoren?
16/04 15:32
Top News/ ‘Je ndyrësirë…’, Debat i ashpër mes Eglës dhe Rozës
16/04 15:32
Top News/ ‘Ku e gjen sigurinë’, debat mes Julit dhe Romeos, ndërhyn dhe Heidi
16/04 14:00
Top News/ Egla e përlotur, Romeo- Nuk dua të të shoh kështu për dy plehëra
16/04 13:56
Top News/ Tone të larta mes Gracianos dhe Meritonit: Keni treguar llumin…
16/04 13:56
Top News/ Momente romantike mes Romeos dhe Heidit në oborr
15/04 16:51