Filmat e regjisores Elini/ Arkivi shtetëror i filmit risjell dy prodhimet për fëmijë
24/01/2020 20:07

Aktualisht filmi shqiptar është duke u shfaqur në kryeqytetin austriak, në Vjenë. E më vonë disa filma shqiptarë do të vijojnë shëtitjen e tyre në disa nga kryeqytetet kryesore të Evropës. Duke e parë kinemanë e para viteve ’90, ajo ngjan naive. Por aty ka elementë pafund ku mund të kapesh, t’i studiosh apo të ngesh një memorie. Arkivi Qendror i Shtetëror i Filmit e ktheu vëmendjen nga regjisorja Adriana Elini. Ai na solli në vëmendje dy filmat e saj për fëmijë; “Çdo vijë një vizatim” dhe “Fanfara e të vegjëlve”. E veçanta është që dëgjohej edhe zëri i fëmijëve çka ndodh të mos ishte e zakonshme në filmat e asaj kohe. Përveç këtyre filmave për fëmijë u transmetua edhe dokumentari tjetër i saj “Shtëpitë malore të pushimit”. Filmat i përkasin viteve 1976, 1984 dhe 1985. Pavarësisht përkushtimit të saj Elini ndejti brenda kuadrit të dokumentarit. Ajo si regjisore nuk prodhoi asnjë film artistik. Kristaq Mitro, regjisor Ajo në ato që bëri ishte poete. I vizatoi gjërat mirë. Të emociononte. Dinte të raportet në mizanskenë, njihte mjeshtërinë e aktorit. Por të themi të vërtetën Kinostudio kishte edhe gjëra negative. Nuk e stimulonin. Kishte shumë që nuk e deshën, t’i themi gjërat tamam dhe të mos i ëmbëlsojmë. Etleva Xhajanka, vajza e Adrianës Sot unë e shoh që mamaja ime vjen në pozitat e një gruaje që me të vërtetë ka luftuar, ka kapërcyer shumë vështirësi dhe ka zgjidhur vetë çdo problem. Ka ditur të zgjedhë dhe të zbulojë të bukurën në atë kohë të vështirë. Atalanta Pasko, regjisore montazhi Adriana nuk kishte kohë dhe kur të shpjegonte një gjë, ose kur takoheshim qoftë edhe për të bërë një fotografi, qoftë edhe për të folur gjithçka të jepte një gjë shumë të shtrenjtë, që ishte koha.

Top Channel/ Mahnitëse në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet një kullë guri mijëra vjeçare
03/07 15:41
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51
Top Channel/ Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur
29/06 12:44
Top Channel/ Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra
29/06 12:44
Top Channel/ Gjirokastër, 85 mijë turistë në kala, gjatë verës shkojnë mbi 1 mijë në ditë
29/06 12:26
Top Channel/ Shuhet Mitropoliti i Gjirokastrës! Ndërroi jetë Imzot Dhimitri në moshën 84-vjeçare
29/06 12:23
Top Channel/ Fshati 8,500-vjeçar! Zbulimi i vendbanimit të Linit tregon rrugëtimin e njerëzimit
28/06 15:10
Top Channel/ “Turizëm përmes tingujve”! Orkestra Frymore e Ushtrisë sjell emocion në Gjirokastër
28/06 14:58
Ditët artistike të Javës Kulturore Izraelite – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
27/06 20:30
Top Channel/ “Ekrani i Artit” në Shkodër, edicioni i 8 ku u shfaqën 111 vepra artistike e ekspozita
25/06 09:28
Top Channel/ Festival teatri në Maliq e Pogradec, “Albamono” nis me shfaqjen e parë “Medea”
25/06 09:27
Top News – ‘Kandidati për kandidat’. Çejku, roman satirik për politikën dhe moralin
23/06 17:15
Top Channel/ Mjeshtri i thurjes në Korçë! Avni Kallo ka siguruar jetesën me këtë zanat
22/06 20:21
Top Channel/Në Shkodër të huajt “njihen” me diktaturën/ Turizmi në “Vendin e dëshmisë dhe Kujtesës”
22/06 15:14
Top Channel/ Dasma hasiane, veshjet popullore dhe muzika tradicionale u kthyen në spektakël
21/06 12:50
Top Channel/ “Kujtesa e mesdheut”! 700 vepra nga shekulli XIV-XIX në Bibliotekën Kombëtare
19/06 12:26
Top Channel/ “Çfarë pa shërbëtorja”! Komedia me regji të Kiço Londos në skenën e Teatrit Kombëtar
19/06 12:24
Top Channel/ Klasat e qëndisjes, artizanët në Gjirokastër promovojnë kulturën e traditën te turistët
18/06 12:37
Top News – Jenny e ‘Ace of Base’, koncert në Tiranë. Zëri ikonik pushton sheshin ‘Skënderbej’
16/06 21:18
Top Channel/ Konkursi “Pjetër Gaci”/ Në Shkodër garuan të rinjtë e talentuar të muzikës klasike
16/06 15:33