Fëmijët që lindën në Durrës/ Pas tërmetit në maternitetin e qytetit
04/12/2019 19:49

Në maternitetin e Durrësit, dy nëna kanë sjellë në jetë vajzat e tyre. Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyci ndodhet pranë tyre për ti pyetur se si përjetuan natën e tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit, që do të mbetet mend gjatë në kujtesën e të gjithë shqiptarëve. Alketa është njëra prej nënave të reja që ka sjellë në jetë një vajzë, Amantian. “E kam kaluar shumë keq këtë eksperiencë, jemi trembur kaq shumë. Kam disa ditë që kam ardhur nga Saranda. Kam babin që kam të vjetër dhe kur ra tërmeti kapa babin nga krahët. Banesa u dëmtua shumë. Në spital erdha sot, isha te motra në Librazhd”, shprehet Alketa. Ka qenë një eksperiencë aspak e mirë për të gjithë nënat që sollën në jetë fëmijët e tyre në këto ditë të këqija për Shqipërinë. Një tjetër nënë e re, ka sjellë në jetë një vajzë dhe tregon momentet e ankthit dhe tmerrit që përjetoi natën e 26 nëntorit. “Normalisht ishte një tërmet shumë i fuqishëm si të gjithë e kanë ndjerë. Patjetër që u trembëm dhe do të mbetet gjatë në kujtesën tonë, por shpëtuam mirë. Kur ra tërmeti i orës 4 ishim duke fjetur së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e mia, qëndruam dhe menduam se do të ishte një tërmet i shkurtër. Por zgjati disa sekonda dhe të tromaksur dolëm me vrap për të dalë sa më parë nga shtëpia. Në ato momente u ngrita siç isha dhe mendoja vetëm që të shpëtoj jetën e vajzave. Frika ishte e papërshkrueshme. Nuk kam pasur problem por kemi qenë të trembur”, ka thënë ajo.

Top Channel/ Plagosje me armë në Durrës/ Plumb në këmbë pronarit të një resorti
03/07 23:12
Top News- Qëllohet me pistoletë 35-vjeçari në Durrës, gjithçka nisi pas një konflikti
03/07 22:51
Top News- Mbetjet e Elbasanit nën flakë, zjarri ende aktiv prej më shumë se 72 orë
03/07 21:38
Top News- I nxehti aktivizon zjarret, flakët përfshijnë malin në Has
03/07 20:24
Top Channel/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan! Flakët ia lënë vendin tymit toksik
03/07 19:51
Top Channel/ Si do zëvendësohet AKU! Flet pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong”
03/07 19:39
Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15