100 ujqër të derdhur në hekur- Instalacioni i veçantë i artistit kinez në Napoli
18/11/2019 19:57

Instalacion të tillë kaq të veçantë, por edhe kaq të madh më herët Napoli nuk e kishte parë. Jemi në sheshin Municipio, në një zonë historike, shumë pranë kështjellës Maschio Angioino, portit, teatrit San Carlo por edhe godinës së bashkisë (Komunës). Kjo është një ndër zonat më të rrahura nga turistët. 6000 turistë mendohet që e vizitojnë Napolin çdo ditë. Ajo që bie në sy është ky instalacion për të cilin ne kemi ardhur. Bëhet fjalë për 100 ujqër të derdhur në hekur të artistit kinez Liu Ruowang. Përtej këtyre ujqërve ndodhet edhe luftëtari. Përse e ka bërë artisti këtë zgjehdje? Të gjithë këta ujqër i janë drejtuar luftëtarit për arsyen e vetme, sepse njeriu po sillet shumë keq me mjedisin, me botën dhe kafshët. Por ka edhe një simbolikë tjetër. Ne e dimë të gjithë që veprat e artit nuk preken, në ndryshim nga kjo që po shohim. në këtë instalacion këta ujqër prej hekuri duken shumë miqësor, sepse njerëzit janë duke u fotografuar me ta, duke kaluar momente apo duke u parë me kuriozitet. Ne e nxitëm edhe më tej kërshërinë për të zbuluar se si ky projekt ka ardhur në Napoli. Përse është organizuar, cilët janë organizatorët. Çfarë thotë artisti? Hap pas hapi do t’ju tregojmë të gjithë këtë ndodhi këtu në mes të Napolit. “Një ekspozitë e madhe ka vëshirësi të mëdha, por arritën ta realizonim me sukses në një ndër sheshet më të vizituara në Itali. Edhe artisti është habitur se sa shumë turistë dhe napolitanë e vizitojnë për cdo ditë instalacionin. Sa do zgjasë? Gjashtë muaj do të jetojë e hapur në Itali, pastaj do ta cojmë ne Firence dhe në qytete të tjera italiane. Ka ndonjë kuptim politik? Është kundër njeriut. Jemi një shoqëri pa ideale e kërkojmë vetëm të bëhemi të pasur duke shkatërruar cdo gjë. Ky është një mesazh jo vetëm për Napolin, por për gjithë botën. Shpresoj që këtë ekspozitë ta sjell në Tiranë”, u shpreh Milot, kurator. “I kam filluar këto skulptura në 2007. Në Kinë kishte një zhvillim ekonomik shumë të fortë. Ekonomia e botës po ashtu ishte e mirë. Në një moment të caktuar m’u shfaq një mankth dhe një pasiguri, sepse mendoj që bota në një pikë të caktuar nuk do të jetë gjithmonë kaq e bukur. Ekonomia botërore do të bjerë dhe pata këtë ankth. Ujqit prezantojnë ankthin dhe pasiguritë e mia. Ndërsa sa i përket Shqipërisë mund të them që sapo njoha Milot me erdhi idea të bëja një ekspozitë në Shqipëri, sepse në periudhën kur jam rritur, Kina kishte lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Ishte për mua një emër shumë familjar. Të bej një ekspozitë në Shqipëri ka qenë ëndrra ime që fëmijë”, tha Liu Ruowang, artist.

Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit/ Gjurmë shqiptare, Çfarë ndodh pas 140 vitesh
25/01 16:12
Filmat e regjisores Elini/ Arkivi shtetëror i filmit risjell dy prodhimet për fëmijë
24/01 20:07
Nis sot “Top Talent”/ Edicioni i tretë i zbulimit të talenteve
24/01 12:26
Çmimet kombëtare të letërsisë/ Çmimin e parë për romanet e fiton Enkel Demi
23/01 15:48
“Mite të vjetra moderne”/ Hermon Madhi shpreh revoltën për humbjen e vlerave
22/01 20:09
Petrit Malaj, “Mjeshtër i Madh”/ Aktori dhe Rektori i Universitetit të Arteve u nderua nga Presidenti
21/01 19:58
Nostalgji: Emisioni Top Show sjell “Festivalet e viteve 60-70”- Premierë, 21 Janar 2020
21/01 16:00
Shkodër/ Mjeshtrit e drurit, tradita një shekullore e familjes Karini
21/01 15:51
Viti i Federico Fellinit/ Italia përkujton 100-vjetorin e lindjes së gjeniut të kinematografisë
21/01 13:42
Emancipimi i turmave/ Një historik i protestave dhe konflikteve në këto 30 vite në një dokumentar
20/01 21:12
Lushnje/ Memorial për Vaçe Zelën
20/01 16:25
Memorial për Vaçe Zelën/ Lushnje, përurohet në qendër të qytetit të lindjes
20/01 13:23
Kinemaja “Shqipëria dje”/ U ndërtua në Elbasan nga biznesmeni Gjergj Luca, në projekt edhe teatri
19/01 20:12
Shqiptarët e ardhur nga Irani / Si mbërritën qindra vjet më parë paraardhësit e tyre në Tiranë
19/01 13:33
Nostalgji: Emisioni “Fiks Fare” viti 2006, debati mes Sali Berisha & Spartak Ngjela
14/01 16:00
Koleksionisti për trashëgiminë/ Dropull, 200 objekte të ruajtura në një shtëpi
14/01 12:30
Rritja e çmimit të biletave për muze/ Operatorët turistikë në Durrës, të shqetësuar
13/01 15:33
Misteret e kishës së Shën Mërisë/ Brenda manastirit në Apoloni
13/01 12:16
Artisti italian te “Marubi”/ Ekspozon në Shkodër fotografitë e tij më të mira të 30 viteve të fundit
12/01 21:00
Piktori i fundit i rilindjes, Exclusive sjell sonte jetën dhe veprën e Simon Rrotës
12/01 14:50