Muzeu i Tiranës

19/06/2017

Shumë shpejt Tirana do të ketë një muze të dedikuar, një objekt i munguar prej vitesh dhe shumë i nevojshëm, jo vetëm për turizmin, por edhe për trashëgiminë kulturore dhe memorien e kryeqytetit.

“Jemi duke planifikuar këtë muze për qytetin të dedikuar, i cili duhet të tregojë jo vetëm për turistët, por edhe për në të parët, vendasit dhe qytetarët, sepse shumë pak njihet, ose aspak historia e tij. Kemi evidenca jo vetëm brenda në qytetin e Tiranës, por edhe nga rrethinat që nga prehistoria e deri në kohët moderne, ky muze do t’i mbartë të gjitha këto vlera”, thotë Mirela Koçollari, Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në Bashkinë e Tiranës.

Muzeu mendohet të mos jetë vetëm ekspozues, por njëherazi edhe interaktiv.

“Jemi duke u impenjuar në të gjitha format, edhe tek faza e projektimit, edhe sesi do të jetë i realizuar ky muze, sigurisht është në vazhdën e disa hapjeve të muzeve të tjerë, siç është ai i Shtëpisë me Gjethe që ka tematike tjetër, por interesante dhe tërheqin vëmendje për një turist të huaj, sidomos për një periudhë që jo të gjitha vendet e kanë jetuar periudhën e komunizmit, ndaj do të ishte më shumë vlerë dhe një aset i shtuar për turizmin dhe për qytetet, Muzeu i Kryeqytetit”, shton Koçollari.

Krijimi i muzeut është ende një projekt, por mendohet se vendndodhja e tij do të jetë pranë qendrës së Tiranës, në një zonë të aksesueshme për qytetarët e vizitorët.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.