Policia: Protesta zgjat 4 orë

17/02/2017 13:30

Megjithëse nuk ka informacione për trazira apo provokim të forcave të policisë, uniformat blu të kryeqytetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e prostestës së opozitës, që do të zhvillohet mesditën e së shtunës.

Rreth 1 mijë efektivë të komisariateve dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në terren për tubimin që është parashikuar të nisë në orën 12.  

Policia njoftoi se si rrjedhojë e kësaj marshim-proteste do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kryqëzimeve që lidhen me të.

Por, ndonëse uniformat blu kanë caktuar orën 16:00 si përfundimin e protestës, Top Channel ka mësuar se në kërkesën e saj drejtuar policisë, Partia Demokratike e ka lënë të papërcaktuar orarin e përfundimit të tubimit. Kjo e dhënë ka bërë që forcat e policisë të mobilizohen, për një protestë më të gjatë që mund të zhvillohet përpara Kryeministrisë.

Hyrja kryesore e kësaj të fundit është mbuluar nga një skelë me rrjeta, ndërsa në rresht të parë të kësaj godine pritet të jetë sërish një kordon me efektive femra, siç jemi mësuar të shohim në protestat e fundit.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.