Takim në Dardhë
11/11/2013
Takim në Dardhë
Dardha është një ndër pikat turistike më të frekuentuara të turizmit malor në Shqipëri. E vendosur në jug-lindje të vendit, mijëra turistë, jo vetëm nga Shqipëria i drejtohen kësaj zone për të kaluar disa ditë pushime.

Por çfarë ofron Dardha për vizitorët? Cilat janë problematikat? Çfarë duhet bërë për të përmirësuar mikpritjen ndaj turistëve, që cdo vit gjithnjë e më shumë i afrohen Dardhës, shumë prej të cilëve të huaj?

Këto dhe shumë pyetje të tjera morën përgjigje në emisionin “Shqip” të kësaj të hëne me gazetaren Rudina Xhunga. Mes të ftuarve në pjesën e parë të “Shqip” ishte edhe Robert Platzman nga Shoqata Shqipëri-Gjermani. Platzman ka braktisur Gjermaninë për Dardhën dhe identifikon me syrin e një të huaji problematikat e zonës.

“Problem janë rrugët, në pjesë të caktuara skandaloze, mbeturinat. Sikur dy herë në muaj Komuna t’i pastronte ato…dhe prerja e pyjeve”, tha ai.

Në studion e improvizuar, Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni tha se duhet më shumë bashkëpunim mes institucioneve qeverisëse, vendore dhe qëndrore me shoqërinë civile dhe vlerësoi disa nisma për pastrimin e territorit. Sa për prerjen e pyjeve, ajo tha se moratoriumi i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit pritet të japë efektet e tij edhe në këtë zonë duke ndalur prerjen masive të pemëve.

“Sa i përket prerjes së pemëve, vendimet që ka marrë KRRTK mendoj që do t’i vihet fre dhe do të jemi shumë të përforcuar për të mos lejuar prerjen e pyjeve. Sa për mbeturinat mendoj që të gjithë ne si qytetarë kemi pjesën tonë. Sigurisht është përgjegjësi e pushtetit qendror dhe vendor, por duhet të gjejmë atë mënyrën e bashkëpunimt për të qenë më efikas. Ka nisma të të rinjve që të pastrojnë kalatë e bregdetit. Them që duhet të sinkronizojmë dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, pushtet qendror, vendor dhe shoqëri civile për të patur një Shqipëri të pastër. Duhet ndihma e të gjithëve që të kemi një Shqipëri të pastër”, tha ajo.

Këshillat e një fotografi

Robert Hackman, fotograf, prej kohësh është një nga të huajt që viziton shpesh Shqipërinë. Me aparatin e tij ai ka kapur disa elementë që sipas tij duhen ruajtur dhe duhen vlerësuar nga shqiptarët si mjet për të tërhequr turistët e huaj. Ndër to ai vecon nga trashëgimia e epokës komuniste bunkerët dhe lapidarët.

“Turistët në Shqipëri do të vinin kryesisht për përvoja në histori, kulturë dhe natyrë. Mendoj se bunkerët dhe lapidarët janë shumë të rëndësishëm për turizmin e Shqipërisë. Janë më shumë se një përvojë e veçantë për turistët. S’do të shohin në asnjë vend tjetër të botës bunkerë të tillë, të mbetur nga komunizmi, sidomos në numër kaq të madh. Lapidarët janë gjithashtu të rëndësishëm, por s’më takon mua të them nëse duhen mbrojtur vetëm lapidarët e mëdhenj apo vetëm të vegjlit. Kjo çështje u takon shqiptarëve ta vendosin mes tyre. Por të më të mëdhenjtë janë sigurisht një përvojë e shtuar gjatë vizitës së një turisti, si mozaiku në Llogara, që është i pazakontë. Një tjetër i pazakontë është në Borsh, i ndërtuar nga italianët, kur bënë rrugën. Më pas ai u modifikua nga komunistët dhe u përshtat me sistemin. Ai mozaik ka nevojë të riparohet dhe njerëzit e komunitetit po përpiqen me sa munden që të mos i bien më pjesë dhe kjo është një gjë e mirë. Ka të tjera, si statuja e heronjve të Vigut, që fatkeqësisht është zhvendosur në një zonë plehrash. Një miku im erdhi për ta parë dhe na u desh të shkojmë e ta shohim atje. S’është prezantimi i duhur për një turist. Duhet të bëhet një sondazh me popullin shkodran për të vendosur nëse duan t’u rikthehet apo jo. Është diskutim që u takon atyre, por ka potencialin për të rritur përvojën e turistëve brenda Shkodrës”.

“Kohët e fundit kam folur me disa shkodranë, dhe të gjithë ishin dakord që duhej kthyer. Edhe pse është i shëmtuar dhe i vandalizuar, me armët e prera, ajo duhet të mbetet ashtu, sepse është pjesë e historisë. Por bunkerët janë të pazakontë e shumë prej tyre në breg janë shkatërruar. Shkova të shoh disa që i kisha fotografuar më parë, e s’gjendeshin më aty. Është diçka e trishtuar. Sigurisht që njerëzit s’duan bunkerë në të gjithë bregun, por ka zona ku ishin të pazakontë, si në Burnec, ku fakteqësisht janë zhdukur të gjithë. Ka pasur bunkerë në një faqe kodre, me murale tepër të pazakonta, dhe tashmë janë shkatërruar. Jam i lumtur që i kam fotografuar që më parë. S’kam parë të tillë në asnjë vend tjetër të Shqipërisë. Kanë qenë dhe pesë të tjerë tek Mali i Robit, por tani gjenden vetëm dy. Mendoj se duhet të mbrohen, sepse shumë turistë që vijnë në Tiranë rrinë vetëm dy ditë dhe pastaj vazhdojnë udhëtimin. Shumë të tjerë shkojnë në vende të tjera të Shqipërisë, por është një pjesë shumë e madhe që vijnë vetëm për pak kohë.  Një udhëtim i shpejtë tek Mali i Robit është diçka e lehtë. Do të ishte një përvojë e shtuar dhe një rritje e mirë turizmi për njerëzit atje. Bunkerët e sotëm janë kështjellat e të nesërmes.

“Janë disa tavlla duhani të bërë me formë bunkeri që janë shumë të mira. Suveniret janë shumë homogjene. Mund të blej një suvenir në Shkodër që ngjan shumë me suveniret në Sarandë, por janë zona shumë të ndryshme kulturore. Mendoj se suveniret që pasqyrojnë larminë kulturore të vendit, do të ishin vlerë e mirë. Kjo është një nga veçantitë e Shqipërisë, sepse është vend shumë i vogël, por s’ke pse shkon shumë larg për të gjetur larmi kulturore. Krijimi i suvenirëve është një aspekt i turizmit që është zhvilluar në ekonominë tuaj. Pastaj do të punësoni njerëz për të krijuar suvenire, njerëz të zonave përkatëse. Kjo do të shtojë njohurinë e mjeshtërisë e etnicitetin e zonës, që është gjë e mirë në përgjithësi. Është pak a shumë si në Mbretërinë e Bashkuar. Në zona të tjera do të gjesh suvenire që janë ndryshe nga ato në Londër.  Mendoj se kjo duhet të pasqyrohet këtu dhe është diçka shumë e mirë.

“Them se zhvillimi natyral i gjërave me turizmin është pak a shumë kështu. Në fillim vijnë ekskursionistët me tendat e tyre, e pastaj njerëzit në komunitetet e ndryshme botërore do ta mësojnë që ata janë kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi e pa probleme, dhe do të kenë më pak dyshime e do të vijnë. Pra, do të doni të vijnë ekskursionistët me tendat e tyre, por edhe njerëzit që vijnë pas tyre, sepse ata shpenzojnë më shumë para për kokë si turistë. Por ekskursionistët janë ata që theyjnë akullin, dhe sot kam parë më shumë të tillë në Shqipëri se 12 vjet më parë, kjo është e sigurt”.

/ Top Channel
Turizmi
“Shqipëria, sekreti i fundit i Europës”
Mediat britanike ftojnë turistët të vizitojnë vendin tonë
Vizitoni Shqipërinë, guida e agjencisë britanike
Këshilla e “Wanderlust”, nga Butrinti e deri tek Alpet








comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, kanë premtuar zhvillimin e një fushate të qetë dhe pozitiviste për zgjedhjet e 21 Qershorit. Mendoni se fushata do të jetë e tillë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.9 140.2
USD 128.7 129.2
GBP 195 195.5
CHF 134.5 135
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5092.08
+36.02
+0.71%
S&P 500 2117.69
+4.76
+0.23%
FTSE 100 7070.70
+17.03
+0.24%
FTSE MIB 23427.35
+227.92
+0.98%
CAC 40 5201.45
+22.54
+0.44%
DAX 11810.85
+87.27
+0.74%
HANG SENG 28060.98
+233.28
+0.84%
Nikkei 225 20017.57
-2.47
-0.01%
S&P/ASX 100 4992.70
+38.30
+0.77%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Një ukrainas më i pasuri i Anglisë
Për herë të parë Mbretëresha nuk hyn në listën e 300 miliarderëve

Gjimnazisti që mban në kurriz shokun e tij deri në shkollë
Tre vite rresht që bën këtë sakrificë

Sandra Bullock: Djali im nuk e di se jam e famshme
Aktorja nuk e lë djalin ta shohë nëpër filma

Elbasan, “Skampa” çel sezonin turistik
Vihet në skenë komedia italiane “Burri i trëndafilave”

Ishulli “parajsë”, i destinuar për të mos u vizituar kurrë
Quhet “North Sentinel” dhe banohet nga një fis i mistershëm, që i pret vizitorët me shigjeta

Robert Downey Jr. na prezanton vajzën e tij
Aktori tregon fotografinë e vogëlushes 5-muajshe

“Të gjithë sytë tek Blue Ivy”
Blue Ivy ka qënë qendra e vëmendjes në dasmën e gjyshes së saj

Much Nano Show
Pas librit, gazetari dhe analisti vjen me një ‘stand up comedy’





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.