Gjashtë të vdekur e dhjetra të zhdukur nga shembja e papritur e pallatit në ndërtim (fotot)

07/05/2024 18:58

Grupe shpëtimi në Afrikën e Jugut punonin sot për gjetjen e dhjetra njerëzve, shumë prej të cilëve ende të pagjetur pas shembjes së papritur të një ndërtese pesë-katëshe banimi në ndërtim në qytetin George në Afrikën e Jugut.

Gjashtë njerëz janë konfirmuar të vdekur deri tani, shkruan rrjeti AFP.

Zyrtarët e qytetit bregdetar thanë se grupet e shpëtimit kanë kontaktuar me të paktën 11 njerëz që janë gjallë nën rrënoja, ndërsa dhjetra të tjera janë të zhdukur.

Njëzetetë njerëz janë shpëtuar tashmë nga rrënojat që prej shembjes së pashpjeguar të mbrëmjes së të hënës, thanë autoritetet bashkiake.

“Kemi kontaktuar me 11 njerëz të bllokuar nën rrënoja” tha drejtuesi operacioneve të shpëtimit Colin Deiner, duke shtuar se shenja jete ishin zbuluar në tre zona të rrënojës tragjike.

“Ata janë aty prej 24 orësh tashmë, kjo është një kohë e gjatë” tha drejtuesi provincës Alan Winde duke shtuar se dita e sotme do të jetë kritike për operacionet.

Autoritetet thanë se kanë këshilluar të mbijetuar të fikin celularët e tyre për të kursyer baterinë.

Zyrtarët shtonin se në kohën e shembjes në ndërtesë po kryheshin punime dhe një grup prej 75 punonjësish ndodhej aty. Arsyet e shembjes janë ende të paditura.

Qyteti George drejtohet nga partia opozitare Aleanca Demokratike, që kontrollohen provincën Western Cape.

FOTO GALERI
1/3
"Kemi kontaktuar me 11 njerëz të bllokuar nën rrënoja" tha drejtuesi operacioneve të shpëtimit Colin Deiner, duke shtuar se shenja jete ishin zbuluar në tre zona të rrënojës tragjike.

Top Channel