Hummels shënon me kokë, PSG tani duhet të bëjë mrekullinë

07/05/2024 22:30

Mats Hummels bën të heshtë “Parc des Princes”.

Në minutën e 50-të të gjysmëfinales së kthimit në kryeqytetin francez, mbrojtësi veteran çuditërisht i lënë i lirë nga mbrojtja, realizon me kokë golin e epërsisë.

Tashmë rezultati i përgjithshëm shkon 2-0 në favor të Dortmundit.

PSG zbret në fushën e “Parc des Princes” këtë mbrëmje me synimin e qartë: të përmbysje humbjen 1-0 të një jave më parë në Dortmund dhe të luajë finalen e Championsit.

Luis Enrique është i bindur se skuadra e tij i ka të gjitha mjetet për të fituar para publikut vendës. Lucas Hernandez do të mungojë, pasi i është nënshtruar një operacioni në Austri për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.

PSG ëndërron finalen e saj të dytë të turneut pas asaj që humbi kundër Bayernit në gusht të katër viteve më pare, në Lisbonë, në një stadium bosh “Da Luz”, për shkak të rregulloreve të rrepta anti-Covid.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Orsato, me një trupë tërësisht italiane edhe në VAR./ Super Sport

Top Channel