Elbasan, problem me mbetjet spitalore
25/10/2013
Qytetit te Elbasanit vetem pak muaj me pare iu shtua nje godine spitalore krejt e re dhe moderne per sherbimin e maternitetit dhe kirurgjise, por kjo nderhyrje per permiresimin e sherbimit spitalor nuk e ndryshoi situaten jashte ambienteve spitalore.

Top Channel zbulon se mbetjet spitalore vazhdojne te hidhen pa asnje lloj pergjegjesie ne koshat e mbeturinave jashte spitalit. Edhe pse ekziston nje ligj i posacem per trajtimin e mbetjeve spitalore, pamjet tregojne se ne keto kosha, ngjitur me godinen e spitalit mund te gjesh qe nga shiringat, aget, garzat dhe cdo gje te konsideruar "mbetje spitalore" dhe si e tille dhe e rrezikshme.

E kontaktuar nga Top Channel, drejtoresha e sapo emeruar e spitalit te Elbasanit, zonja Desantila Tahiraj, tha se mblodhi stafin pergjegjes ne lidhje me kete situate, nderkohe qe u deklaroi se nuk do te kete asnje lloj tolerance ndaj shkeljes se ligjit. Nderkohe edhe me e rrezikshme dhe e paprecedent paraqitet situata ne ish-godinen e spitalit kirurgjik.

Kjo godine tashme e shkaterruar eshte kthyer ne nje vend strehimi per personat qe perdorin lende narkotike. Shiringat e hedhura gjithandej e kane kthyer kete vend ne nje rrezik per jeten e pacienteve te spitaleve ngjitur dhe te banoreve te zonave perreth. Por sikur te mos mjaftonte kjo, ish-spitali kirurgjik tashme eshte kthyer edhe ne tualet publik.

Qe nga boshatisja e tij me shume se 10 vjet me pare, kjo godine ka sherbyer vetem per grumbullimin e papastertive dhe askush nuk ka marre pergjegjesine per pastrimin e saj. Nderkohe kjo godine gjendet ngjitur me maternitetin dhe pediatrine duke u kthyer ne nje rrezik konstant per shendetin e femijeve.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.3 139.8
USD 127.2 128
GBP 198 198.7
CHF 131.5 132
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2108.63
+0.06
+0.00%
FTSE 100 6665.52
-3.35
-0.05%
NASDAQ 5128.79
+17.05
+0.33%
FTSE MIB 23379.74
-16.35
-0.07%
CAC 40 5063.08
+16.66
+0.33%
DAX 11255.12
-2.03
-0.02%
HANG SENG 24636.28
+138.30
+0.56%
Nikkei 225 20585.24
+62.41
+0.30%
S&P/ASX 100 4761.80
+25.70
+0.54%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.