Mandatet, sherr në KQZ
15/01/2013
Shpërndarja e mandateve të deputetëve ka kthyer sallën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në arenën e përplasjeve të forta dhe mungesës së zgjidhjeve.

Situata precipitoi pasi dy anëtarët e opozitës, Denar Biba dhe Albana Shtylla, propozuan proçedim disiplinor për sekretaren e përgjithshme të KQZ-së, Aljona Mansaku, që pak ditë më parë iu drejtua përmes një letre Kuvendit, ku i kërkonte të mbyllte ai këtë çështje në mungesë të zgjidhjes në KQZ, duke i bashkangjitur ndarjen e vitit 2009.

Tejkalimi i kompetencave të saj, si një detyrim që kodi ia njeh vetëm kryetares dhe nënkryetarit të KQZ-së dhe përse është orientuar Kuvendi të lërë në fuqi ndarjen e deputetëve sipas vitit 2009, ishin çështjet e ngritura nga opozita.

“Me autorizim të kryetares është përpunuar informacioni që përmban vetëm fakte dhe nuk ka asnjë interpretim ligjor që të orientojë Kuvendin”, deklaroi Mansaku.

Për këtë çështje anëtarët e opozitës nuk u lejuan të flasin nga kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi. Duke e cilësuar të turpshme situatën në KQZ, anëtarët më të vjetër të tij kërkuan ndërprerje të mbledhjes, gjatë së cilës përfaqësuesit e opozitës në institucionin më të lartë zgjedhor thanë për mediat se sjellja antiligjore për mandatet ka vetëm prapavijën e interesave politike.

“Nuk mundet që mandatet për zgjedhjet e vitit 2013 të ndahen në bazë të popullsisë së vitit 2009. Popullsia në vitin 2013 ka ndryshuar. Nëse do aplikohej popullsia e 2009-ës, atëherë do ishte një ndarje antikushtetuese e mandateve. Nëse një deputet do zgjidhej nga 30 mijë qytetarë të Tiranës, në Kukës do zgjidhej nga 10 mijë, që do të thotë se vota në Kukës vlen sa 3 vota në Tiranë”, tha nënkryetari i KQZ, Denar Biba.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe PS përmes Genc Gjocaj. Ndërsa demokratët përmes Njazi Kosovrastit u treguan të rezervuar. Ai vetëm akuzoi socialistët se e ezauruan pa rezultat në KQZ mundësinë për të bërë një ndarje të re të mandateve.

Por nga ana tjetër, ai shmangu deklarimin nëse për PD është apo jo ligjore lënia në fuqi e konfigurimit të deputetëve sipas zgjedhjeve të shkuara.

Debati nuk prodhoi asnjë zgjidhje, duke përforcuar perceptimin se kjo KQZ, nëse s’do të mbahet dot mend për një administrim të mirë të proçesit zgjedhor, me siguri nuk do të harrohet për tensionin e lartë dhe shoën e dhënë vetëm në pak kohë nga ngritja e saj.

KQZ miratoi vendimin për ndarjen e parave që jep shteti për partitë politike në zgjedhje. Partia Demokratike do të marrë mbi 83.5 milionë lekë, PS mbi 80.6 milionë, LSI rreth 11.7 milionë, PDIU rreth 7.7 milionë, PBDNJ gati 8 dhe Partia Republikane mbi 8.1. Nga  kjo skemë nuk përfiton partia Fryma e Re Demokratike. / Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë përballë Armenisë, cili është parashikimi juaj?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.2 140.5
USD 129.2 129.7
GBP 191.5 192
CHF 133.5 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4891.22
+27.86
+0.57%
S&P 500 2061.02
+4.87
+0.24%
FTSE 100 6855.02
-40.31
-0.58%
FTSE MIB 22984.23
+83.96
+0.37%
CAC 40 5034.06
+27.71
+0.55%
DAX 11868.33
+24.65
+0.21%
HANG SENG 24486.20
-10.88
-0.04%
Nikkei 225 19285.63
-185.49
-0.95%
S&P/ASX 100 4947.90
+34.30
+0.70%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Një pasdite me Florjan Binaj
Polici i Portokallisë, arkitekti e piktori në kohë të lirë... prej 6 muajsh edhe baba i Krenës

Ndryshimi i orës, ja shqetësimet kryesore
Mesnatën e së shtunës dhe të dielës, akrepat shkojnë 1 orë përpara

Banda “death metal” që masakron veten në skenë
Grupi “Eat The Turnbuckle” ndalohet në Skoci: Nxit dhunën

Vitet gjermane të Putin dhe nata që i ndryshoi përgjithmonë jetën
Ngjarjet e Dresdenit 1989, historia që përndjek presidentin rus

Vijëzimi i rrethrrotullimeve, rekord i ri i shqiptarit
Indrit Mema, 22 sekonda për vijëzimin e rrethrrotullimit, me një shpejtësi mbi 20 km/orë

Facebook-u teston dronin e tij të internetit
Mjeti fluturues do të mbulojë me linjë të gjithë globin

Ç’ndodh kur ikin dritat në Holandë?
Aeroporti i Amsterdamit ndalet, ashtu sikurse transporti publik. Shumë njerëz nëpër ashensorë

Lajmet e mira të javës
Ngjarjet më pozitive të 7 ditëve të fundit





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.