Lezhë, romët shpëtojnë foshnjën
15/01/2013
Eraldo është vetëm 22 muajsh me emër, por pa mbiemër. Megjithese e shkurtër, historia e jetës se tij është e trishte. Dy vite me pare, i porsalindur eshte braktisuar nga e ema biologjike, ne nje familje te varfer pjese e komunitetit rom ne qytetin e Lezhës.

Eraldo i vogel hyri ne jeten e tyre dhe ata u kujdesen per të çdo dite, sikur te ishte djali i tyre. Elvira Dungaj, tregon kur femijen ia sollen ne shtepi.

"Nena bashke me femijen erdhen mbremjen e 5 marsit dhe me kerkoi qe te rrinte ne shtepine time per nje nate. Në orën 5 të mëngjesit më la fëmijën këtu dhe iku", thotë Dungaj.

Pavaresisht varferisë ajo nuk kerkon ndihme ekonomike, e vetmja kerkese e saj është që ta adoptoje ligjerisht femijen qe po rrit vete.

"Unë kam dy vjet që e mbaj fëmijën dhe unë tani kam dëshirë ta birësoj ta mbaj në familjen time. I lutem shtetit që të më japë këtë mundësi, nuk kam nevojë për gjë tjetër, pavarësisht gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën jetoj", thotë Dungaj.

Eraldo i vogel ka gjetur ngrohtesinë e dy prinderve, të cilet kanë bërë të pamundurën për ta rritur. Ai tashme e ka nje familje, prinderit e rinj dhe dy motrat rome qe nuk e braktisin sic beri nena e tij.

"Unë nuk ja jap më fëmijën nënës biologjike, sepse ajo e la vetë këtu, unë nuk ia mora forcërisht. Unë asnjëherë nuk ja jap fëmijën. Unë e kam rritur prej dy vjetësh me aq sa kam pasur mundësi", thotë gruaja. / Top Channel
LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 139.8
USD 132 132.5
GBP 189 189.5
CHF 128.3 128.7
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 1958.78
+9.92
+0.51%
FTSE 100 6194.10
+110.79
+1.82%
NASDAQ 4758.61
+8.63
+0.18%
FTSE MIB 22177.37
+565.37
+2.62%
CAC 40 4653.79
+98.87
+2.17%
DAX 10317.84
+269.79
+2.68%
HANG SENG 20934.94
-250.49
-1.18%
Nikkei 225 18182.39
+86.99
+0.48%
S&P/ASX 100 4197.60
-59.80
-1.40%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.