Këtë vit ndryshojnë programet e 9-vjeçares
10/09/2012
Këtë vit ndryshojnë programet e 9-vjeçares
Çelet viti i ri shkollor dhe për herë të parë në banka do të ulen rreth 36 mijë nxënës në të gjithë vendin.

Janë 579 mijë nxënës të sistemit parauniversitar dhe fëmijë kopshtesh që do të nisin të hënën vitin e ri shkollor 2012 – 2013. Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, 36 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës për të nisur rrugën e gjatë të dijes dhe 75 mijë fëmijë u drejtohen kopshteve.

Këtë vit, një pjesë e mirë e shkollave të Tiranës kanë mbaruar meremetimet dhe restaurimet. Të tjera presin mbylljen e proceseve tenderuese për t’u ringritur nga e para apo për t’u pajisur me infrastrukturë të nevojshme.

Risia e këtij viti shkollor do të jenë ndryshimet e kurrikulave apo programeve të sistemit bazë 9-vjeçar. Ndryshimi është konfirmuar dje nga ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Myqerem Tafaj në fjalën e tij përshëndetëse për të gjithë nxënësit në mbarë vendin.

Ndryshimet

Këtë vit do të nisë diskutimi i madh për ndryshimet në kurrikulat e arsimit 9-vjeçar. Debati, sugjerimet dhe ndryshimet do të diskutohen mbi bazë të gjerë ndërkohë që në thelb të ndryshimeve do të jetë gjuha shqipe.

Sivjet e fillojmë këtë vit shkollor të përfshirë në entuziazmin e festimit të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Në këtë vit shkollor reforma në përmbajtje e programeve, planeve mësimore dhe gjithë kurrikulës së arsimit 9-vjeçar do të jetë një diskutim i madh që do të shtrihet në çdo shkollë e ku do të marrin pjesë gjerësisht mësues, nxënës e prindër. Në thelb të kurrikulës së arsimit bazë qëndrojnë kompetencat themelore të të nxënit, ndër të cilat zotërimi në nivel të lartë i gjuhës shqipe është kryesorja. E gjithë paketa e re kurrikulare do të fillojë të zbatohet në vitin shkollor 2013-‘14.

Shkolla jonë fillon vitin e ri shkollor me një ligj të ri për sistemin arsimor parauniversitar. Ky ligj tepër bashkëkohor dhe modern ka në qendër dhe vihet në funksion të realizimit të interesave të nxënësve, të kompetencave, shprehive dhe aftësive të tyre, të cilat do t’i shërbejnë formimit të tyre si qytetarë të një shoqërie të lirë dhe demokratike, si dhe rritjes së shanseve për punësim, karrierë dhe, në tërësi, për një jetë më të mirë”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqyerem Tafaj.


/ Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME



SONDAZH

Dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, kanë premtuar zhvillimin e një fushate të qetë dhe pozitiviste për zgjedhjet e 21 Qershorit. Mendoni se fushata do të jetë e tillë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 128.7 129.4
GBP 196 196.5
CHF 134.5 135
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5052.32
-7.92
-0.16%
S&P 500 2113.74
+4.82
+0.23%
FTSE 100 7030.53
-73.45
-1.03%
FTSE MIB 23532.09
-274.18
-1.15%
CAC 40 5173.38
-95.53
-1.81%
DAX 11811.66
-227.50
-1.89%
HANG SENG 28442.75
+9.16
+0.03%
Nikkei 225 20058.95
+75.63
+0.38%
S&P/ASX 100 4966.10
-29.00
-0.58%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Universi ynë, një hologram 2D
Shkencëtarët austriakë mbërrijnë në tezën e guximshme

Kujt i thua e ngadaltë?
Breshka me rrota lëviz dy herë më shpejt se më parë

Anaidi dhe Oresti, një histori miqësie pa kushte
Të kujdesesh për një person me aftësi të veçanta

Futbollistët që luajnë ende me këpucë të zeza
Lojtarët e famshëm që i kanë rezistuar modës

Pecetat dhe celulari, objektet me më shumë bakterie në kuzhinë
Studimi amerikan: Në 90 përqind të rasteve, më të ndoturat

Personat që e teprojnë me alkoolin, rrezikojnë atak në zemër
Studimi: Shmangni konsumin e tepërt në një kohë të shkurtër





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.