Dënimi i konvertuar me punë
30/06/2012
2400 personave të dënuar nga gjykatat për vjedhje apo mashtrime u është konvertuar dënimi nga burg, në punë në interes të publikut.

Pjesa më e madhe e këtij kontigjenti janë të rinj, të dënuar për grabitje nga më të ndryshmet.

"Unë jam në shërbim prove. Nuk duhet të shoqërohem me persona me precedentë penalë dhe nuk duhet të kryej vepra të tjera penale për një periudhë 18-mujore", thotë një i ri, një ndër ata dhjetëra persona qe jane ne sherbim prove pas vendimit te gjykates, e cila ka ndryshuar vuajtjen e denimit nga burgimi, ne detyrime te tjera te vendosur prej togave te zeza, në varësi të veprës penale të kryer. Mes te tjerash i riu i arrestuar per vjedhje duhet te paraqitet çdo jave ne Zyrat e Sherbimit te Proves, nuk duhet te dale nga shtepia pas ores 22.00, e ka te ndaluar ne menyre kategorike te dale jashte vendit, si dhe nuk duhet te shoqerohet me persona që kanë probleme me ligjin.

Nderkohe 40-vjecari Nuri Shahini u shpall fajtor per shkak te ndertimit te nje godine pa leje. Denimi atij iu konvertua nga Gjykata ne sherbim prove per periudhen e 18 muajve.

Sipas statistikave te Zyres Vendore te Sherbimit te Proves Tiranë, aktualisht jane nen nje sherbim te tille 2400 persona, per nje pjese te te cileve, gjykata ka shpallur pune me interes publik, ose liri me kusht.

Drejtori i Sherbimit te Proves, Avdyl Spahiu deklaron se pjesa qe dominon nen sherbim prove jane ata te pandehur të denuar per vjedhje. Me tej ka 160 persona te moshuar, të akuzuar per falsifikim te dokumenteve me qellim rritjen e moshes per pension apo ata qe kane kryer lidhje te paligjshme te energjise.

"Në momentin që Gjykata vendos aplikimin e një prej alternativave të dënimit, ky vendim i përcillet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor. Nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, ne na vjen urdhëri i ekzekutimit. Në momentin që na vjen ky urdhër fillon dhe mbikëqyrja nga Zyra Vendore e Shërbimit e këtyre të dënuarve", tha Spahiu.

Sipas zotit Spahiu per te miturit nen sherbim prove, per nje pjese te tyre gjykata ka vendosur detyrimin per te ndjekur nje kurs profesional ose te angazhohen ne pune me interes publik.

"Kemi edhe një rast që është dënuar gjashtë muaj me burg. I është pezulluar kjo dhe është vënë 18 muaj në provë. Detyrim tjetër i është thënë që të mos i afrohet kabinës elektrike dhe ky individ duhet t'i rrijë 30 metra larg. Ka dënime të kësaj natyre", sqaron Spahiu.

Sipas ligjit te gjithe personat qe jane nen sherbim prove me vendim gjykate e kane te ndaluar ne menyre kategorike te dalin jashte vendit deri sa perfundojne kete lloj rehabilitimi.





/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Kombetarja shqiptare e futbollit do te luaje perballe Armenise, cili eshte parashikimi juaj?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.2 140.5
USD 129.2 129.7
GBP 191.5 192
CHF 133.5 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4863.36
-13.16
-0.27%
S&P 500 2056.15
-4.90
-0.24%
FTSE 100 6878.83
-16.50
-0.24%
FTSE MIB 22878.05
-22.22
-0.10%
CAC 40 5036.02
+29.67
+0.59%
DAX 11906.54
+62.86
+0.53%
HANG SENG 24486.20
-10.88
-0.04%
Nikkei 225 19285.63
-185.49
-0.95%
S&P/ASX 100 4947.90
+34.30
+0.70%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Facebook-u teston dronin e tij të internetit
Mjeti fluturues do të mbulojë me linjë të gjithë globin

Karriera muzikore e lojtarëve të Barcelonës
Pinto dhe Alves në këngën “Eres Especial”

Brazil, sherr në fushë, 4 kartona të kuq për 2 sekonda
Episodi, në ndeshjen Flamengo-Vasco da Gama

Xhenova i thotë “PO” legalizimit të kanabisit
Mocion drejtuar parlamentit me 23 firma

Restoranti kinez me WC erotike
Manekinët të “shohin” teksa urinon

Sam Taylor-Johnson tërhiqet nga ’50 Shades of Gray’
Regjisorja jep lajmin për ‘Deadline’


Andrea di Blasio, drejt Palestinës me biçikletë
Aventura “e çmendur” e çiklistit italian, për “të ndrequr” padrejtësitë ndaj palestinezëve





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.