Denis Dollapaj, në koma në emër të repit
12/06/2012 19:20
Denisi nuk e di që sot është ditë e martë. Nuk e di që motra, Dona, ka fituar shkollën e lartë, apo që babai ka ndërruar punë. Nuk e di që gjyshi nuk jeton më.

As që Xheni, djali i hallës, e lindi çunin që mezi priste ta merrte në krahë. Denisi nuk e di që dy ditëlindjet e fundit i ka kaluar i shtrirë në shtrat.

15 thikat e ngulura në trup më 28 prill të 2010-ës, gjatë një sherri mes grupesh reperësh, e kanë lënë Denin, siç i thërrasin të gjithë, të gjallë, por pa jetë.   

“Prej 25 muajsh, Denisi është kështu. Falenderoj Zotin që është gjallë, por në moshën 18-vjeçare të mos gëzosh jetën është mjaft e vështirë për ne familjarët”, shprehet nëna.

Jeta ka ndryshuar kryekëput në familjen Dollapaj. Prej 2 vitesh, ai është bërë krevat, ku zonja Xhevahire fle me këmbën e të birit shtrënguar në gji. Në këtë familje çdo sekondë i dedikohet Denit i cili ka nevojë për shumë kujdes: “Do kujdes se po hapi plagën kalon në operacion e trupi kalbet. Imagjinojeni po të rrini shtrirë në një dyshek për kaq shumë kohë.”

Shpresa është ajo që shoqëron ardhjen e çdo dite të re. Shpresa se Deni do bëhet më mirë. Ajo është forca që fshin çdo mëngjes kalvarin e dhimbjes dhe stërmundimit të një dite më parë.  

“Mendimi i parë i çdo dite është “shyqyr që djali është mirë, që më qeshi” dhe lutje”, shton nëna.

Dy vite më parë, për ata që e njohin, Deni ishte 18-vjeçari simpatik, plot me dashuri për jetën, për familjen, për shokët, për muzikën. Tani ai është në koma të zgjuar, viktimë e një sherri mes grupesh për preferenca muzikore.

“Në fillim ishte krejtësisht i dobësuar dhe me plagë kudo, në mushkëri dhe pranë zemrës. Zemra e tij ka qenë në duart e doktorit në kuptimin e parë të fjalës, ia nxorri nga trupi dhe bëri operacionin më pas. Në fillim kisha frikë ta prekja me dorë djalin, tani ka nevojë për fizioterapi”, shprehet nëna e ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.

“Do ju bëja thirrje gjithë bashkëmoshatarëve të tij të kenë kujdes. Jeta është e bukur. Denit i kanë ardhur shumë shokë, por tani u bë kohë e gjatë dhe secili shikon punën e vet. Shoqëria është e përkohshme, familja është e përjetshme. Jeta është shumë e çmuar”, është mesazhi i Xhevahire Dollapajt.

  / Top Channel
LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




SONDAZH

Vizita e kryeministrit serb, Vuçiç në Tiranë, e konfirmuar për më 27 maj, a është një premisë për çtensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.6 140.1
USD 128.1 128.6
GBP 198 198.6
CHF 135.5 136
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2126.06
-4.76
-0.22%
FTSE 100 7031.72
+18.25
+0.26%
NASDAQ 5089.36
-1.43
-0.03%
FTSE MIB 23285.11
-496.67
-2.09%
CAC 40 5117.17
-25.72
-0.50%
DAX 11815.01
-49.58
-0.42%
HANG SENG 27992.83
+469.11
+1.70%
Nikkei 225 20413.77
+149.36
+0.74%
S&P/ASX 100 4760.00
+49.20
+1.04%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.