Fushata për një Tiranë të pastër
29/04/2012
Korpusi i Vullnetarëve, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës ka nisur fushatën e ndërgjegjësimit për mbajtjen pastër të qytetit.

Numri i gjelber (08000888 ose 2274848) dhe ai i Policise Bashkiake (2419465), ndodhen ne mbi 50 mije flete-palosje, te cilat do te shperndahen dere me dere nga vullnetaret, në mënyrë qe qytetarët ta kene te lehte te denoncojne çdo ndotje. "Unë kam disa fletë në dorë, ne kemi prodhuar dhjetëra mijëra të tilla që do të shpërndahen në çdo shtëpi në qytetin e Tiranës. I ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të denoncojnë pranë organit të Policisë Bashkiake dhe pranë Zyrës Mjedisore, këdo që shikojnë që ndot dhe dëmton mjedisin publik. Qyteti ynë i përbashkët nuk mund të mbahet pastër, duke i vënë çdo qytetari një polic apo një pastrues nga pas, por duke u shndërruar ne të gjithë në pastrues të qytetit tonë dhe në policë të njëri-tjetrit.Vetëm në këtë mënyrë ne do të mund të japim kontributin tonë. Nuk mund të jemi të qetë duke thënë se 'unë ndos, unë nuk bëj dëm', por duke kontribuar për denoncimin dhe të atyre që ndotin dhe dëmtojnë mjedisin tonë të përbashkët", thotë Mentor Kikia, nga Korpusi i Vullnetarëve. "Ndërgjegjësimi është vetëm një nga hapat kryesorë, ndërkohë që marrja e masave dhe përgatitja e planeve konkrete shoqëron edhe procesin e planit urban të Tiranës. Legjislacioni në këtë drejtim ofron edhe mbështetje për strukturat e policisë bashkiake dhe njësive minibashkiake, në rastet kur identifikohen ndotje të mjedisit, ka penalitete, të cilat janë 5 mijë lekë të vjetra, përsa i përket ndotjes së mjedisit nga qytetarët. Denoncimi që mund të bëhet në numrin e gjelbër, ose në numrin e Policisë Bashkiake, do të bëjë të mundur që ne të fillojmë t'i ushtrojmë këto penalitete", thotë Jorida Tabaku, nënkryetare e Bashkisë.
Qyteti ynë i përbashkët nuk mund të mbahet pastër, duke i vënë çdo qytetari një polic apo një pastrues nga pas, por duke u shndërruar ne të gjithë në pastrues të qytetit tonë dhe në policë të njëri-tjetrit.

Mentor Kikia


Rekomandimi i 13-së per shqiptarët është: Bëhuni qytetarë! Ky ka qene mesazhi i Korpusit te Vullnetareve, në kete aktivitet, ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e minibashkive të Tiranës dhe kreu i Policisë Bashkiake.




/ Top Channel



comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME




SONDAZH

Mendoni se pas kërkesës së Belgjikës për arrestimin e deputetit Mark Frroku, autoritetet shqiptare do të vendosin për ekstradimin e tij?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.5
USD 128.5 129
GBP 190.5 191.5
CHF 133.3 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4891.22
+27.86
+0.57%
S&P 500 2061.02
+4.87
+0.24%
FTSE 100 6855.02
-40.31
-0.58%
FTSE MIB 22984.23
+83.96
+0.37%
CAC 40 5034.06
+27.71
+0.55%
DAX 11868.33
+24.65
+0.21%
HANG SENG 24486.20
-10.88
-0.04%
Nikkei 225 19285.63
-185.49
-0.95%
S&P/ASX 100 4947.90
+34.30
+0.70%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
Carey në një marrëdhënie me një regjisor
Përflitet për një marrëdhënie të re të këngëtares me regjisorin Brett Ratner

Nicki forcon thashethemet për një romancë
Këngëtarja ka postuar foto tepër provokuese me artistin 27-vjeçar

Jason Derulo: I lumtur që jam vetëm
“Po kaloj një kohë të mrekullueshme vetëm dhe nuk po kërkoj ndonjë person momentalisht”

Eda Zari në Prishtinë me “Ura e çastit, fryma e momentit”
Këngëtarja hap në Kosovës ekspozitën me fotografi të çastit

Tim Cook do dhurojë pasurinë e tij për bamirësi
Kreu i “Apple” i bashkohet miliarderëve “Zotues”

Rihanna, “FourFiveSeconds”, tashmë Disk i Artë
Çertifikohet kënga me Paul McCartney dhe Kanye West

Goli që i mungonte repertorit të ‘çmendurive’ të Ibrahimovic
Topi i rivënë në lojë nga portieri i përplaset në kokë suedezit dhe përfundon në rrjetë





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.