Tiranë, goditet grupi kriminal
27/04/2012
Policia e Tiranës në bashkëpunim me komisiariatet e Kavajës, Durrësit, Matit, Dibrës dhe Burrelit ka goditur një grup kriminal që vidhnin makinat dhe motorrët.

Si rezultat i operacionit te koduar bashkepunimi, u arrestuan shtetasit, Gentian Ahmetsulaj nga Mati dhe Klajdi Kurti nga Dibra.

Gjithashtu ka nisur ndjekja penale per nje shtetase me inicialet M.M, ndersa eshte shpallur ne kerkim Fatjon Veizi nga Tirana. Zyra e Shtypit e Drejtorise se Policisë se Tiranes ka bere te ditur aktivitetin kriminal te ketij grupi.

"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin dyshohen të jenë autorë të vjedhjeve të konsiderueshme automjetesh dhe motorrave, ku në total është zbardhur dhe është bërë dokumentimi ligjor në përfshirjen e tyre të 50 vjedhjeve të automjeteve e motorrëve.

Nga hetimi i deritanishem nga strukturat e hetimit të krimit ka rezultuar se ky grup kriminal, pasi realizonin vjedhjet e makinave lukzoze të tipit benz i shisnin ndërsa të automjeteve të përdorura bënin çmontimin e tyre në pjesë këmbimi", thuhet në njoftimin e policisë.

Ne cilesine e provave materiale jane gjetur çelesa te ndryshem qe perdoreshin per vjedhjen e mjeteve, si dhe nje sasi prej 70 mije lekesh qe dyshohet se eshte perfituar nga shitja e pjeseve te mjeteve te vjedhura.


/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 138.3 138.7
USD 124 124.5
GBP 179.5 180
CHF 124.5 125.5
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 4363.14
-146.42
-3.25%
S&P 500 1880.05
-35.40
-1.85%
FTSE 100 5848.06
-50.70
-0.86%
FTSE MIB 17250.26
-161.78
-0.93%
CAC 40 4200.67
-27.86
-0.66%
DAX 9286.23
-107.13
-1.14%
HANG SENG 19288.17
+105.08
+0.55%
Nikkei 225 16819.59
-225.40
-1.32%
S&P/ASX 100 4129.60
-4.60
-0.11%





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.